Botë

Të dërguarit amerikanë shkojnë në Egjipt për bisedime të armëpushimit në Gazë

Gaza

Foto: Associated Press

Dhëndri i Donald Trumpit, Jared Kushner dhe një i dërguar i lartë po shkojnë në Egjipt për të filluar negociatat e armëpushimit, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar të shtunën se shpresonte të sillte të gjithë pengjet e mbetura në shtëpi në ditët në vijim.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se presidenti amerikan ka dërguar të dërguarit e tij, Jared Kushner dhe Steve Ëitkoff, në Egjipt të shtunën për të finalizuar detajet teknike të lirimit të pengjeve dhe për të diskutuar një marrëveshje të qëndrueshme armëpushimi një ditë pasi Hamasi tha se ishte gati të lironte pengjet sipas planit të Trumpit për t'i dhënë fund luftës dyvjeçare. 

Në një intervistë, Trumpi ka thënë se "jemi shumë afër" arritjes së një marrëveshjeje.

Egjipti gjithashtu do të presë delegacione nga Izraeli dhe Hamasi të hënën për të diskutuar shkëmbimin e propozuar të pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë, tha ministria e jashtme e vendit.

Bisedimet vijnë një muaj pasi Izraeli ndërpreu egociatat e armëpushimit duke nisur një sulm të jashtëzakonshëm ajror ndaj negociatorëve të Hamasit në Katar që vrau gjashtë persona, megjithëse jo objektivat e tij.

Dhjetëra palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite të shtunën, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë, pavarësisht kërkesës së Trumpit që Izraeli të ndalojë bombardimet në përgjigje të deklaratës së Hamasit.