Botë

Arrin në 26 numri i të vdekurve nga sulmet ajrore indiane mbi Pakistan

Pakistan

Foto: Associated Press

Përditësuar (08:37) - Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, gjeneral-lejtnant, Ahmed Sharif Chaudhry, ka thënë se 26 persona janë vrarë dhe 46 janë plagosur nga sulmet ajrore indiane përgjatë vijës së kontrollit - kufiri de facto midis vendeve.

Në konferencën e tyre më herët të mërkurën, një oficer i ushtrisë indiane ka thënë se ata nuk kanë raporte për viktima civile në Pakistan.

Ndërkohë, numri i të vdekurve në anën indiane të vijës së kontrollit është rritur në dhjetë.

Policia indiane dhe mjekët kanë thënë se të paktën dhjetë civilë janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur nga gjuajtjet dhe granatimet pakistaneze në disa vende përtej Linjës së Kontrollit, kufiri de fakto që ndan Kashmirin e diskutueshëm midis dy vendeve.

Ka pasur shkëmbime të rënda të zjarrit përgjatë vijës së kontrollit, kanë thënë autoritetet.


Të paktën 19 të vdekur nga sulmi indian mbi Pakistanin

Të paktën 19 persona kanë mbetur të vdekur pasi India ka hedhur raketa mbi disa lokacione të Pakistanit herët të mërkurën.

Në mesin e të vdekurve është raportuar edhe një fëmijë.

Autoritetet indiane kanë thënë se kanë goditur infrastrukturën e përdorur nga militantët e lidhur me masakrën e muajit të kaluar ndaj turistëve në pjesën e kontrolluar nga India të Kashmirit. 

Ndërkohë, Pakistani pretendon se ka rrëzuar disa avionë luftarakë indianë si hakmarrje pasi dy avionë ranë mbi fshatra në Kashmirin e kontrolluar nga India, raporton AP.

Të paktën shtatë civilë janë vrarë gjithashtu në rajon nga bombardimet pakistaneze, ka njoftuar policia indiane dhe mjekët.

Tensionet janë rritur midis fqinjëve të armatosur me armë bërthamore që nga sulmi, për të cilin India e ka fajësuar Pakistanin për mbështetjen. Islamabad e ka mohuar akuzën.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka dënuar sulmet ajrore të së mërkurës dhe ka thënë vendi i tij do të hakmerret.