Një grua dyshohet se është lënduar në vendin e punës në Universitetin e Gjakovës.
Zëdhënësja e Policisë për këtë rajon, Vlera Krasniqi, ka thënë për KOHËN se lëndimi dyshohet se ka ndodhur si pasojë e rrëzimit të një orendie të brendshme.
“Sot rreth orës 10:15 është raportuar për një lëndim në vendin e punës në rrugën ‘Normalja e Gjakovës’, në objektin e Fakultetit. Dyshohet se lëndimi është shkaktuar si pasojë e rrëzimit të një orendie të brendshme, ndërsa personi i lënduar femër e moshës madhore, ka pranuar trajtim mjekësor”, ka thënë Krasniqi.
Njësitë relevante policore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për sqarimin e rrethanave të rastit.