Të paktën 24 persona u vranë dhe 47 të tjerë u plagosën ndërsa protestonin kundër qeverisë ushtarake të Birmanisë pasi një person me parashutë hodhi dy bomba mbi turmën, ka thënë një zëdhënës i qeverisë në mërgim.
Ushtria sulmoi të hënën në mbrëmje ndërsa rreth 100 persona u mblodhën në lagjen Chaung U në Birmaninë qendrore për festën kombëtare.
Mijëra kanë vdekur dhe miliona janë zhvendosur që nga viti 2021, kur ushtria mori pushtetin, duke shkaktuar luftë civile me grupet e rezistencës së armatosur dhe milicitë etnike.
Pasi humbi kontrollin e më shumë se gjysmës së vendit, ushtria tani po bën përsëri përparime të konsiderueshme, përmes një fushate veçanërisht të përgjakshme sulmesh ajrore dhe bombardimeve të rënda.
Qyteti që u sulmua të hënën ndodhet në rajonin Sagaing, i cili ka qenë fushë beteje kyçe në luftë. Pjesë të mëdha të tij janë nën kontrollin e milicive vullnetare të krijuara pas grushtit të shtetit për të luftuar qeverinë ushtarake, ose juntën.
Këto grupe, të njohura si Forca e Mbrojtjes Popullore (PDF), drejtojnë gjithashtu administratën lokale.
PDF-ja u përpoq ta mbyllë protestën më herët, por parashutat arritën në vendngjarje më herët se sa pritej.