Botë

Të paktën 26 të vrarë në një qendër humanitare në Gaza

gaza

Të paktën 26 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pranë një qendre humanitare e cila shpërndante ndihma të mbështetura nga SHBA-ja.  Qendra gjendej pranë qytetit jugor të Rafahut në Gaza, sipas mjekëve dhe banorëve.

Një gazetar vendas palestinez i tha BBC-së se mijëra palestinezë ishin mbledhur pranë kësaj qendre kur tanket izraelite iu afruan dhe hapën zjarr mbi turmën.

Incidenti thuhet se ndodhi në perëndim të Rafahut, në jug të Rripit të Gazës, dhe të plagosurit po trajtohen në një nga spitalet e pakta funksionale të Gazës në Khan Younis.

Ky sulm ka ndodhur derisa SHBA-ja po përpiqet të ndërmjetësojë një armëpushim dhe Izraeli është përballur me kritika ndërkombëtare për kushtet humanitare në Gaza.

Shkon në 31 numri i të vdekurve afër qendrës së ndihmave në Gaza

1 j. më parë / 1 qer 2025 12:04
gaza

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka bërë të ditur se numri i të vrarëve nga sulmi izraelit afër qendrës së ndihmave humanitare në Gaza është 31.

Sulmi ka ndodhur mëngjesin e së dielës.

Ministria ka bërë të ditur se 200 njerëz kanë kërkuar ndihmë në spital, disa me lëndime serioze.