Sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë vrarë të paktën 40 persona gjatë natës, sipas burimeve spitalore.
Të paktën nëntë vende të veçanta janë goditur në jug, teksa ka raporte që flasin për të paktën 36 trupa të dërguar në spitale atje.
Ndërkaq në veri, Izraeli ka urdhëruar njerëzit të largoheshin nga pjesët e qytetit të Gazës, duke paralajmëruar se forcat e tij do të sulmonin "me forcë intensive", raporton BBC.
Sulmet ajrore vijnë pasi një bllokadë izraelite ndaj ndihmave që hyjnë në Gaza vazhdon. Asnjë furnizim nuk është lejuar për 10 javë.
Lufta në Gaza ka nisur pasi Hamasi ka sulmuar Izraelin më 7 tetor, duke vrarë të paktën 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë.
Fushata ushtarake hakmarrëse e Izraelit ka vrarë të paktën 52,829 njerëz në Gaza, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.
Mbi 100 të vrarë në Gaza në sulmet që nga e mërkura në mbrëmje
Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë 103 njerëz në Gaza që nga mesnata e së mërkurës, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi.
Sulmet po kryhen teksa një bllokadë izraelite për ndihmat që hyjnë në Gaza vazhdon. Rreth 10 agjenci të ndryshme ndihmash thonë se situata humanitare po përkeqësohet, raporton BBC.
Izraeli ka miratuar javën e kaluar një plan për zgjerimin e ofensivës në Gaza, por që ka thënë se nuk do ta vë atë në funksion deri pas përfundimit të turneut të presidentit amerikan, Donald Trump, në Lindjes e Mesme.