Të paktën nëntë persona janë vrarë pranë Konsullatës së Shteteve të Bashkuara në qytetin pakistanez Karachi, pasi shpërthyen protesta pas vrasjes së Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka bërë të ditur një zyrtar për Al Jazeera.
Disa persona të tjerë u plagosën kur forcat e sigurisë hapën zjarr për të shpërndarë qindra protestues pro-iranianë që po përpiqeshin të hynin me forcë në konsullatë herët të dielën në mëngjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMjekja kujdestare Dr. Summaiya Syed, tha për Al Jazeera se të paktën nëntë trupa u dërguan në spitalin civil të Karaçit.
Protesta të mëdha shpërthyen edhe në pjesë të tjera të Pakistanit. Protestuesit i vunë flakën një zyreje të Kombeve të Bashkuara në qytetin verior Skardu, në rajonin Gilgit-Baltistan, i njohur për majat e Himalajeve.
“Një numër i madh protestuesish janë mbledhur para zyrës së OKB-së në Gilgit-Baltistan dhe e kanë djegur ndërtesën”, tha zëdhënësi i qeverisë lokale, Shabbir Mir, për agjencinë Reuters, duke shtuar se nuk janë raportuar viktima.
Në qytetin qendror Lahore, qindra protestues u mblodhën para konsullatës amerikane, por nuk pati raportime për dhunë. Një dëshmitar, Aqeel Raza, tha për Reuters se disa protestues tentuan të dëmtonin portën e sigurisë, por policia i ndaloi pa përdorur forcë.
Një tjetër demonstratë pritet të mbahet pranë zonës diplomatike ku ndodhet Ambasada e SHBA-së në Islamabad, pasditen e së dielës./Al Jazeera