Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, si pasojë e zjarreve që kanë mbërthyer qytetin e Los Anxhelosit, të mërkurën.
Zjarrfikësit po vazhdojnë ndërkohë “të luftojnë” për të shuar disa vatra të zjarrit në qytet, kanë bërë të ditur autoritetet, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefi i zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Kathryn Barger, u ka kërkuar banorëve të qytetit që "të dëgjojnë këshillat e reaguesve të parë".
Zyrtarët thonë se një nga katër zjarret që janë aktive, i quajtur Palisides, ka shkaktuar djegien e më shumë se 1,000 objekteve, teksa një tjetër, i quajtur zjarri Eaton, ka djegur 100 të tjera.
Ndërkohë, zjarri i pestë, që është më i vogël, është vënë nën kontroll.
Raportohet se qindra shkolla janë mbyllur si pasojë e zjarreve, teksa qindra e mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
This is by far the craziest video from the fire in Los Angeles. This guy is filming huge walls of fire surrounding a house they're in, and there's another person and a dog. I have no idea why they didn't evacuate or what happened to them. Let's hope they're okay. #PalisadesFire pic.twitter.com/QYtsBSKvdl
— Sia Kordestani (@SiaKordestani) January 8, 2025