Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e prekjes nga një virus që dyshohet të jetë shpërndarë në bordin e një anijeje turistike që po lundronte në Oqeanin Atlantik, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas OBSH-së, është konfirmuar një rast me Hantavirus, ndërsa pesë raste të tjera të dyshuara janë në hetim. Një shtetas britanik raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë në kujdes intensiv, raportoi BBC-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAutoritetet shëndetësore në Afrikën e Jugut bëjnë të ditur se rasti i parë me simptoma ishte një pasagjer 70-vjeçar, i cili vdiq në bord.
Trupi i tij ndodhet aktualisht në ishullin Shën Helena, territor britanik në Atlantikun Jugor. Bashkëshortja e tij, 69-vjeçare, gjithashtu u infektua dhe u transportua për trajtim në Afrikën e Jugut, ku më pas vdiq në një spital në Johanesburg.
Një tjetër 69-vjeçar britanik u evakuua po ashtu në Johanesburg dhe ndodhet në terapi intensive.
Hantavirusi zakonisht lidhet me ekspozimin ndaj mjediseve të kontaminuara, si kontakti me urinën ose jashtëqitjet e brejtësve të infektuar. Në raste të rralla, ai mund të transmetohet edhe nga njeriu te njeriu, duke shkaktuar sëmundje të rënda respiratore.