Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se po i anulon sulmet ndaj Iranit që kishte planifikuar për sonte.
Ai ka thënë se anulimin e ka bërë pasi diskutimet me Iranin janë ngritur në nivelin më të lartë të udhëheqësisë atje dhe janë miratuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bazuar në faktin se diskutimet me Republikën Islamike të Iranit janë ngritur në nivelin më të lartë të udhëheqësisë iraniane dhe janë aprovuar, unë, si president i Shteteve të bashkuara të Amerikës, kam anuluar sulmet dhe bombardimet kundër Iranit sonte. Diskutimet dhe pikat përfundimtare janë miratuar, si në koncept ashtu edhe në detaje të hollësishme, nga të gjitha palët e përfshira, përfshirë SHBA-në, Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Turqinë, Pakistanin, Bahrejnin, Kuvajtin, Jordaninë, Egjiptin dhe të tjerët. Bllokada detare do të mbetet e plotëfuqishme derisa kjo marrëveshje të finalizohet. Koha dhe vendi i nënshkrimit do të bëhete ditur së shpejti”, ka shkruar Trump në “Truth Social”.