Botë

Trump: Putini ta ndalë luftën në Ukrainë në vend se të testojë raketa bërthamore

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin duhet t'i japë fund luftës në Ukrainë në vend që të testojë një raketë me energji bërthamore, duke shtuar se SHBA-ja ka një nëndetëse bërthamore të pozicionuar pranë brigjeve të Rusisë.

Putini ka thënë të dielën se Rusia kishte testuar me sukses raketën e saj të lundrimit me energji bërthamore Burevestnik, një armë për të cilën Moska thotë se mund të depërtojë në çdo mburojë mbrojtëse.

I pyetur në Air Force One rrugës për në Japoni, në lidhje me testin e raketës për të cilën Moska ka thënë se kishte arritur distancën prej 14,000 km, Trumpi ia ka kujtuar Putinit se SHBA-ja kishte një nëndetëse bërthamore pranë brigjeve të Rusisë.

“Duhet t’i jepni fund luftës, lufta që duhej të kishte zgjatur një javë tani është në vitin e saj të katërt, kjo është ajo që duhet të bëni në vend që të testoni raketa", ka thënë Trump.

Trumpi ka deklaruar vazhdimisht se dëshiron t'i japë fund luftës në Ukrainë, më vdekjeprurësja në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mirëpo ai e ka pranuar se arritja e paqes në Ukrainë ka dalë të jetë më e vështirë sesa arritja e një armëpushimi në Gazë ose dhënia fund e konfliktit midis Indisë dhe Pakistanit.