Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump: SHBA-ja pret armëpushim në të gjitha frontet, përfshirë Libanin

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se pret që armëpushimi të hyjë në fuqi në të gjitha frontet, përfshirë midis Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Liban, raportoi të enjten BBC-ja.

Në një postim të ri në “Truth Social”, Trumpi ka thënë se pret që vendet në Lindjen e Mesme të ruajnë angazhimin e tyre për të lejuar zhvillimin e negociatave. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne presim një armëpushim të plotë në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, Hezbollahun dhe Izraelin”, ka shtuar Trumpi.

Pika e parë e marrëveshjes SHBA-Iran përmend ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake në të gjitha frontet e luftës.