Botë

Trump: Synojmë përfundim real të konfliktit Izrael-Iran

Trump

Foto: Associated Press

Tek iu ka përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në avionin presidencial “Air Force One”, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë të martën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë t’i japin një “përfundim real” konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, dhe jo thjesht të arrijnë marrëveshje të armëpushimit, ka raportuar The Guardian.

“Nuk po synojmë armëpushim, ne po synojmë diçka më të mirë se një armëpushim”, ka deklaruar Trump.

Presidenti amerikan ka shtuar se dëshiron që Irani të “dorëzohet plotësisht” lidhur me programin e tij bërthamor.

Ai ka shkruar gjithashtu në platformën “Truth Social”, se nuk ka kontaktuar me udhëheqësinë iraniane për bisedime të paqes në asnjë “mënyrë apo formë”, duke shtuar se Republika Islamike “duhet të kishte pranuar marrëveshjen që ishte në tryezë”.

Lexo përditësimet tjera
Luftimet - Izrael

Luftimet Izrael – Iran intensifikohen në ditën e pestë

Zhvillimet e fundit në këto luftime:Sulmet e fundit të Iranit: Sirenat janë aktivizuar në disa qytete...