Presidenti amerikan Donal Trump ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen e liderit të ri të Iranit, në një intervistë për “Axios”.
Ndërkohë, Trumpi e ka quajtur të papranueshëm djalin e Ayatollah Ali Khameneit për lider të ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Djali i Khameneit është i papranueshëm për mua. Ne duam dikë që sjell harmoni dhe paqe në Iran”, ka thënë Trumpi për Mojtaba Khamenein.
Trumpi gjithashtu e talli djalin e Khameneit duke e quajtur si figurë me “peshë të lehtë”.
“Unë duhet të jem i përfshirë në zgjedhje, si me Delcyn në Venezuelë”, ka theksuar presidenti.
Delcy Rodriguez e mori pushtetin në janar pasi Trumpi urdhëroi një operacion ushtarak për ta kapur Nicolas Maduron dhe ta sillte atë në SHBA për t’u përballur me akuzat për drogë.