Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi do të marrë pjesë në takimin e G7-s në Francë muajin e ardhshëm

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të marrë pjesë në takimin e udhëheqësve të G7-s që do të mbahet në Francë në muaji9n qershor, ka bërë të ditur të martën një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Trumpi dëshiron të flasë për lidhjen e ndihmës amerikane me tregtinë, promovimin e përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale të zhvilluara nga SHBA-ja dhe zvogëlimin e kontrollit të Kinës mbi zinxhirët kritikë të furnizimit me minerale, ndër temat e tjera në takim, ka raportuar mediumi Axios.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Franca është pritësja e G7-s të këtij viti, teksa samiti i udhëheqësve është planifikuar të zhvillohet buzë liqenit Evian-les-Bains, pranë Alpeve Franceze, nga 15 deri më 17 qershor.

Marrëdhënia e Trumpit me shumë anëtarë të G7-s është tendosur gjithnjë e më shumë për shkak të luftës me Iranin, ndër të tjera çështje.