Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi kërcënon BRICS-in me tarifë 100 për qind

Donald Trump

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u ka kërkuar vendeve anëtare të BRICS (Brazil, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) që të zotohen të mos krijojnë monedhë të re ose të mbështesin një monedhë tjetër të huaj si zëvendësim për dollarin amerikan. Përndryshe, ai i ka paralajmëruar se do të përballen me tarifa 100 për qind nëse nuk e bëjnë këtë.

“Kërkojmë që ato vende të angazhohen që mos të krijojnë një monedhë të re BRICS dhe as të mbështesin ndonjë monedhë tjetër për të zëvendësuar dollarin e fuqishëm amerikan ose do të përballen me tarifa 100 për qind dhe do t’u duhet të presin t’u thonë lamtumirë shitjeve në ekonominë e madhe amerikane”, shkroi Trump në Truth Social.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai tutje ka thënë se nuk ka asnjë gjasë që BRICS ta zëvendësojë dollarin amerikan në tregtinë ndërkombëtare. 

BRICS përbëhet nga grupi i pesë ekonomive - Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Ai gjithashtu bashkon Iranin, Egjiptin, Etiopinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.