Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Izrael. Ai në aeroportin Ben Gurion në periferi të Tel Avivit është pritur nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, raporton “BBC”.
Trump është parë me buzëqeshje në fytyrë ndërsa ka zbritur nga aeroplani Air Force One.
Trump do të nderohet me Medaljen Presidenciale të Nderit nga Izraeli.
Presidenti amerikan tha se do të donte ta vizitonte po ashtu Gazën.
Të hënën janë liruar shtatë pengje izraelite si pjesë e marrëveshjes së paqes që Trumpi e ka ndërmjetësuar mes Izraelit e Hamasit.
Kryqi i Kuq ndërkohë është nisur në Gaza për ta pranuar grupin e dytë të pengjeve izraelite.
Në këmbim Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë e mbi 1200 të paraburgosur.
Trumpi bën thirrje për investime në shkolla e mjekësi në vend të armatimit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë thirrje që shtetet të investojnë në shkolla dhe mjekësi, në vend të shpenzimeve për armatim.
Në fjalimin e tij para parlamentit izraelit të hënën, Trumpi ka folur se si vendet e Lindjes së Mesme duhet të ndalojnë së krijuari armiq dhe të punojnë së bashku për të krijuar "mundësi dhe prosperitet".
Sipas tij, "në vend që të prodhojnë armë", vendet në rajon duhet të përqendrohen në shpenzimin e parave për shkolla, mjekësi, industri dhe inteligjencë artificiale.
"Edhe për Iranin, regjimi i të cilit ka shkaktuar kaq shumë vdekje në Lindjen e Mesme, dora e miqësisë dhe bashkëpunimit është e hapur", është shprehur Trumpi.
Trump: Bota po e do përsëri Izraelin
Pasi ka bërë shaka për vonesën në samitin në Egjipt pasditen e së hënës, Trumpi ka thënë se do të takohet me disa kombe atje.
Samiti, i cili do të mbahet në Sharm el-Sheikh, do të diskutojë një marrëveshje paqeje afatgjatë midis Izraelit dhe Hamasit.
Rreth 20 udhëheqës botërorë, përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Emmanuel Macron, do të marrin pjesë.
"Së bashku kemi treguar se paqja nuk është vetëm një shpresë për të cilën mund të ëndërrojmë, është një realitet mbi të cilin mund të ndërtojmë ditë pas dite", ka thënë Trumpi.
Presidenti amerikan ka shtuar se shpreson që më shumë vende në rajon do të nënshkruajnë Marrëveshjet e Abrahamit, të cilat normalizuan marrëdhëniet midis Izraelit dhe disa shteteve myslimane.
Ai i ka thënë Netanyahut se "bota po e do përsëri Izraelin".
Trump: Ky është agimi historik i një Lindjeje të Mesme të re
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka çmuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në fillim të fjalimit të tij para parlamentit izraelit të hënën, duke e quajtur atë “një njeri me guxim të jashtëzakonshëm”.
Trumpi gjatë fjalimit ka falënderuar gjithashtu kombet arabe që ndihmuan në negociata për armëpushim në Gazë.
Është një "triumf i jashtëzakonshëm" që ata punuan së bashku, është shprehur Trumpi.
“Tani do të jetë epoka e artë e Izraelit si dhe epoka e artë për të gjithë rajonin", ka shtuar ai.
Ndërpritet fjalimi i Trumpit në parlamentin izraelit
Fjalimi i Trumpit është ndërprerë nga një deputet i opozitës (anëtar i parlamentit izraelit) i cili mbante lart një copë letër ku shkruhej "Njihni Palestinën".
Kryetari i parlamentit, Amir Ohana, ka kërkuar rend pas veprimit të deputetit protestues, i cili u nxor shpejt jashtë.
Ohana mund të dëgjohej duke thirrur emrin e Ofer Cassif, një politikan i krahut të majtë.
"Kjo ishte shumë efikase”, ka thënë Trumpi pasi vazhdoi fjalimin.
BREAKING: US President Donald Trump's speech in Israel's parliament is briefly interrupted by two left-wing members of the Knesset.
— Sky News (@SkyNews) October 13, 2025
Follow live 🔗 https://t.co/C301Bd67jE
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/IoYbnC8gY5
Netanyahu pret që Trumpi ta ndihmojë në normalizimin e marrëdhënieve me vendet arabe
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se pret që presidenti amerikan, Donald Trump, ta ndihmojë Izraelin të rregullojë raportet me vendet arabe.
Në fjalimin e tij në Parlamentinin izraelit e ku po marrin pjesë edhe liderët kryesorë amerikane me në krye presidentin Trump, Netanyahu ka thënë se beson që lidershipi i Trumpit do ta ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me më shumë vende arabe, pasi këmbëngul se Izraeli do të mbetet "vigjilent" ndaj kërcënimeve të ardhshme.
Trumpi i është bashkuar paraardhësit të tij, Joe Biden në presionin ndaj Izraelit dhe Hamasit për të pranuar një variant të një propozimi për armëpushim të paraqitur për herë të parë në maj 2024.
Propozimi është nënshkruar tre ditë para inaugurimit të dytë të Trumpit më 20 janar.
Trumpi nis fjalimin në parlamentin izraelit
Pasi është pritur me duartrokitje të forta, presidenti amerikan, Donald Trump, ka nisur fjalimin e tij në parlamentin izraelit.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka vlerësuar lart presidentin Trump gjatë fjalimit të tij, duke e quajtur atë mikun më të mirë që Izraeli ka pasur në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërkohë kryetari i Parlamentit, Amir Ohana, ka thënë se bota ka nevojë për më shumë Trump-a.
Trump: Do të isha krenar ta vizitoja Gazën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do të ndihej krenar nëse do të vizionte Gazën.
Trumpi e ka bërë këtë deklaratë në Air Force One, gjatë udhëtimit për në Lindjen e Mesme.
I pyetur nëse do ta vizionte Gazën, Trumpi është përgjigjur “po” dhe ka shtuar se “do të isha krenar”.
Trump ka folur gjithashtu pozitivisht për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Trumpi do të mbajë një fjalim para parlamentit izraelit, Knesset, teksa të hënën më vonë do të marrë pjesë në një samit të Paqes që mbahet në Egjipt, e ku do të jenë prezentë edhe rreth 20 liderë të tjerë botërorë.
Netanyahu: Trumpi është miku më i mirë që Izraeli ka pasur në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Donald Trumpi është miku më i mirë që Izraeli ka pasur në Shtëpinë e Bardhë.
Duke folur në parlamentin izraelit, Knesset, para liderëve kryesorë amerikanë të kryesuar nga Trumpi që po qëndrojnë në Tel Aviv, Netanyahu ka thënë se askush nuk ka bërë më shumë për Izraelin sesa Trumpi.
Trumpi pritet të mbajë një fjalim pas Netanyahut, teksa ai dhe ekipi i tij janë pritur në Knesset me duartrokitje të forta.
Zyra e Netanyahut mohon pjesëmarrjen e tij në samitin e Egjiptit
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka mohuar se ai do të marrë pjesë në samitin e Paqes në Egjipt, në të cilin do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan, Donald Trump dhe rreth 20 liderë të tjerë botërorë.
BBC-ja ka raportuar fillimisht se Netanyahu do të merrtë pjesë pasi ishte ftuar nga presidenca egjiptiane për t'u bashkuar me samitin ndërkombëtar që do të zhvillohet në Sharm el-Sheikh më vonë të hënën.
Megjithatë, zyra e kryeministrit izraelit sapo ka lëshuar një deklaratë duke thënë se Netanyahu nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në samit për shkak të afërsisë me festën hebraike të Sukkot.
"Kryeministri falënderoi presidentin Trump për përpjekjet e tij për të zgjeruar rrethin e paqes - paqe përmes forcës", thuhet në deklaratë.
Netanyahu do t'i bashkohet Trumpit në samitin e paqes në Egjipt
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do t'i bashkohet samitit ndërkombëtar të paqes në Egjipt, ka bërë të ditur të hënën presidenca egjiptiane.
Mendohej se ai nuk do të merrte pjesë në samit, ku presidenti Trump dhe rreth 20 liderë të tjerë botërorë do të mblidhen të hënën më vonë.
Trumpi ka mbërritur sot në Izrael dhe pritet që të mbajë një fjalim para parlamentit izraelit, Knesset.
Trumpi thotë se Hamasi do të çarmatoset
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Hamasi do të zbatojë një plan për çarmatosje.
Ai e ka bërë këtë deklaratë të hënën teksa ka mbërritur në parlamentin e Izraelit për të mbajtur fjalimin e tij në Knesset, sipas Reuters.
Presidenti amerikan ka lënë të kuptohet më parë se çështja e dorëzimit të armëve nga Hamasi do të trajtohet në fazën e dytë të planit të paqes.
Hamasi duket se, të paktën publikisht, e refuzon idenë e çarmatosjes.