Botë

Trumpi planifikon takim trepalësh me Zelenksyn e Putinin javën e ardhshme

Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar takim me presidentin rus, Vladimir Putin dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelenksy gjatë javës së ardhshme. 

Ky paralajmërim i Trumpit erdhi pas takimit që zhvilloi i dërguari i tij, Steve Witkoff, me Putinin në Moskë. 

Trumpi u ka thënë udhëheqësve evropianë se po planifikon takim trepalësh me Zelenskyn dhe Putinin, raportoi të mërkurën CNN-i.

Gjatë ditës Trumpi e ka lavdëruar takimin e të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Ëitkoff, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, duke e cilësuar si “shumë produktiv” dhe “me përparim të madh”.

Trumpi ka theksuar se për detajet e takimit janë njoftuar edhe aleatët evropianë, si dhe ka përsëritur qëndrimin se lufta në Ukrainë duhet të përfundojë sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Të gjithë pajtohemi që kjo luftë duhet të përfundojë, dhe ne do të punojmë në drejtim të kësaj gjatë ditëve dhe javëve në vijim. Faleminderit për vëmendjen tuaj lidhur me këtë çështje!”, ka shkruar ai në “Truth Social”.