Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të enjten shkarkoi sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, pasi ajo ishte vënë nën presion pas kritikave për mënyrën si e drejtoi departamentin, përfshirë mënyrën se si u trajtua goditja e administratës ndaj emigracionit dhe reagimi ndaj fatkeqësive, raporton agjencia “AP”.
Trump, i cili tha se do të nominonte në vend të saj senatorin republikan nga Oklahoma, Markwayne Mullin, e bëri njoftimin në rrjetet sociale dy ditë pasi Noem u përball me pyetje të ashpra në Capitol Hill nga anëtarë republikanë si dhe demokratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNoem të enjten foli për më shumë se 20 minuta, por nuk e përmendi shkarkimin e saj në Nashville.
E Mullin u tha gazetarëve në Capitol se ai do ta bëjë Departamentin e Sigurisë Kombëtare “të fokusohet në mbrojtjen e atdheut”.
“Pavarësisht nëse më mbështesni apo nuk më mbështesni, unë do të jem plotësisht i fokusuar për ta realizuar këtë”, shtoi ai.
Ai gjithashtu tha se kishte folur me Trump pak para se njoftimi të publikohej.