Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka asnjë justifikim për ta privuar Iranin nga të drejtat e tij bërthamore, ka cituar Agjencia e Lajmeve Studentore Iraniane të dielën presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, ndërsa Uashingtoni dhe Teherani vazhdojnë të përballen me mosmarrëveshje mbi çështjet bërthamore.
"Trumpi thotë se Irani nuk mund t'i përdorë të drejtat e tij bërthamore, por nuk thotë për çfarë krimi. Kush është ai që ta privojë një komb nga të drejtat e tij?", citohet të ketë thënë Pezeshkian.
SHBA-ja ka nisur sulmet ndaj Iranit bashkë me Izraelin, më 28 shkurt, duke thënë se Irani ishte afër krijimit të armëve bërthamore dhe se Uashingtoni nuk do ta lejonte kurrë këtë.
-
Trump: S’do të kishte bisedime nëse Irani s’do të pajtohej për inspektime bërthamore
-
Irani thotë se SHBA-ja duhet ta pranojë të drejtën e tij për pasurim të uraniumit
-
Trump: Irani s’do të ketë më kurrë armë bërthamore
-
Trumpi thotë se ishin afër një marrëveshjeje me Iranin
-
Nuk po kërkojmë armë bërthamore, thotë presidenti iranian