Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka thënë CNN-it se Hamasi përballet me "zhdukje të plotë" nëse grupi refuzon të heqë dorë nga pushteti dhe kontrolli i Gazës, mes përpjekjeve të vazhdueshme për të çuar përpara planin e tij të propozuar të armëpushimit.
“Zhdukje e plotë!” i ka thënë Trumpi gazetarit të CNN-së, Jake Tapper, kur është pyetur me anë të një mesazhi se çfarë do të ndodhte nëse Hamasi këmbëngul të qëndrojë në pushtet.
Tapper e shtyu presidentin të fliste për përgjigjen e Hamasit ndaj propozimit të tij për armëpushim prej 20 pikash, duke cituar interpretimin e senatorit Lindsey Graham se Hamasi në fakt e kishte refuzuar planin duke këmbëngulur në "mosçarmatim, duke e mbajtur Gazën nën kontrollin palestinez dhe duke e lidhur lirimin e pengjeve me negociatat”.
Trumpi ka shtuar se shpreson që propozimi i tij për armëpushim do të bëhet realitet dhe theksoi se po punon shumë për ta arritur atë.