Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar të martën në Truth Social se Ukraina mund ta fitojë luftën dhe ta kthejë të gjithë territorin e saj.
Komenti duket të jetë një ndryshim i madh në qëndrimin e tij ndaj luftës në Ukrainë dhe asaj se çfarë mund të ndodhë nëse dhe kur luftimet të përfundojnë.
"Mendoj se Ukraina, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, është në një pozicion për të luftuar dhe për të fituar të gjithë Ukrainën në formën e saj origjinale”, ka shkruar Trumpi.
Ai ka shtuar se Rusia ka luftuar pa qëllim për tre vjet e gjysmë, një luftë që siç ka thënë, një fuqie të vërtetë ushtarake duhet t’i kishte marrë më pak se një javë për ta fituar.
"Kjo nuk po e dallon Rusinë. Në fakt, po e bën të duket si 'një tigër letre'", ka shkruar Trumpi.
Deklarata vjen pas një takimi që Trumpi ka pasur me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, pas fjalimit të tij të parë në 5 vjet para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.