Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje aleatëve të SHBA-së të largohen nga Irani.
Ai e ka bërë thirrjen gjatë një vizite në një fabrikë në Detroit, teksa u pyet nga gazetarët nëse i ka këshilluar aleatët e SHBA-së të largohen nga Irani.
"Mendoj se ata duhet të largohen Nuk është një ide e keqe", ka deklaruar ai.
Trumpi ka postuar në Truth Social të martën se iranianët duhet të vazhdojnë të protestojnë dhe të "marrin kontrollin e institucioneve", duke shtuar se "ndihma është duke ardhur".