Botë

Trumpi mbledh sonte ekipin e sigurisë kombëtare lidhur me Iranin

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet të martën me ekipin e tij të lartë të sigurisë kombëtare për të diskutuar opsionet lidhur me Iranin.

CNN shkruan se Trumpi duhet të vendosë nëse do t’i japë kohë diplomacisë për të ecur përpara, pasi i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, mori gjatë fundjavës mesazhe pozitive nga ministri i Jashtëm i Iranit.

Disa zyrtarë të lartë e interpretuan këtë afrim si një shenjë se regjimi është i gatshëm për bisedime dhe e kanë inkurajuar presidentin ta shfrytëzojë këtë mundësi për të arritur një marrëveshje, konturet e së cilës mbeten ende të paqarta.

Zyrtarë të tjerë kanë qenë më skeptikë, duke besuar se Teherani zyrtar thjesht po përpiqet të vonojë një sulm, me të cilin Trumpi ka kërcënuar prej më shumë se dy javësh.

Trumpi ka thënë se nuk do të presë domosdoshmërisht për bisedime me Iranin përpara se të ecë përpara. Nëse vendos ta ndjekë këtë rrugë, ai do të duhet të marrë një sërë vendimesh të tjera.

Nëse Trumpi vendos të lëshojë raketa drejt Iranit, ai do të duhet të zgjedhë objektivat që do të goditen: elementet e mbetura të programit bërthamor iranian, ndërtesa qeveritare në Teheran ose objekte të tjera të lidhura me shërbimet e sigurisë së vendit. Çdo sulm ka të ngjarë të ndodhë pas disa ditësh, ka thënë një zyrtar.

Ndërkaq, nëse Trumpi zgjedh të ndërmarrë veprime më të kufizuara se një sulm ushtarak, ai ka përpara një sërë alternativash: sulme kibernetike, sanksione të reja ose përpjekje për të forcuar lidhjen me internetin. 

Çdo vendim zingjir do të peshohet përballë reagimeve të mundshme nga Irani. 

Zyrtarët amerikanë besojnë se çdo sulm brenda Iranit mund të çojë në veprime hakmarrëse kundër objekteve amerikane në rajon, një rezultat për të cilin zyrtarët iranianë kanë kërcënuar tashmë.

Zyrtarët kanë shprehur gjithashtu shqetësimin se një reagim i fortë mund të forcojë mbështetjen për regjimin përmes efektit “bashkim rreth flamurit”.

Rusia paralajmëron SHBA-në lidhur me Iranin, i quan protestat "të frymëzuara nga jashtë"

2 min. më parë / 13 jan 2026 16:52
Putin dhe Trump

Photo: Associated Press

Rusia ka dënuar të martën atë që e përshkroi si "ndërhyrje të jashtme subversive" në politikën e brendshme të Iranit dhe ka thënë se kërcënimet e SHBA-së për sulme të reja ushtarake kundër vendit janë "kategorikisht të papranueshme".

Moska zyrtare për më tepër i ka quajtur trazira në Iran “të frymëzuara nga jasht”.

"Ata që planifikojnë të përdorin trazirat e frymëzuara nga jashtë si pretekst për të përsëritur agresionin kundër Iranit të kryer në qershor 2025, duhet të jenë të vetëdijshëm për pasojat katastrofike të veprimeve të tilla për situatën në Lindjen e Mesme dhe sigurinë globale ndërkombëtare", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ministria e Jashtme ruse.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar që disa ditë Iranin me ndërhyrje ushtarake për shkak të protestave vdekjeprurëse.

Ndërkohë të martën, Trumpi ka shkruar në Truth Social, duke inkuruajuar iranianët që të vazhdojnë protestat dhe të kapin institucionet e tyre në dorë.

Trumpi ka thënë se ndihma për iranianët është rrugës.

Presidenti amerikan pritet që të martën vonë të mbledhë ekipin e tij të lartë të sigurisë kombëtare lidhur me Iranin. 

Trumpi inkurajon iranianët: Vazhdoni protestat, ndihma po vjen

55 min. më parë / 13 jan 2026 15:59
Donald Trump

Photo: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka inkurajuar iranianët që të vazhdojnë protestat, teksa i ka siguruar ata  e ndihma nga SHBA-ja është rrugës. 

"Patriotë iranianë, vazhdoni të protestoni, merrni përsipër institucionet tuaja. Ruani emrat e vrasëseve dhe abuzuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë”, ka shkruar Trumpi.

Ai ka bërë të ditur se ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa “të ndalojë vrasja e pakuptimtë e protestuesve”.

“Ndihma është rrugës”, ka shkruar Trumpi. 

Presidenti amerikan, pritet të takohet të martën me ekipin e tij të lartë të sigurisë kombëtare lidhur me Iranin.