Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është takuar me një komandant të lartë ushtarak, takimi i dytë personal që Khamenei ka zhvilluar brenda pak ditësh të fundit, sipas mediave shtetërore iraniane.
Khamenei është takuar me gjeneralmajorin Abdollahi, komandantin e shtabit ushtarak, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve Fars, dhe mori një raport “mbi gatishmërinë e forcave të armatosura të Iranit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsnjë fotografi apo video nga takimi nuk është publikuar. Asnjë imazh i Khameneit nuk është publikuar nga mediat iraniane që nga inaugurimi i tij në mars, pas sulmeve SHBA-Izrael që vranë babanë dhe paraardhësin e tij, Ajatollah Ali Khamenein, duke nxitur spekulime mbi shëndetin dhe vendndodhjen e tij.
Abdollahi ka thënë se forcat iraniane ndodhen në një gjendje të lartë gatishmërie, me “pajisjet dhe armët e nevojshme për t’iu kundërvënë veprimeve armiqësore të armiqve americano-sionistë”.
“Në rast të ndonjë gabimi strategjik, agresioni apo sulmi nga ana e tyre, ata do të përballen me një përgjigje të shpejtë, intensive dhe të fuqishme”, citohet të ketë thënë Abdollahi.
Khamenei ka thënë se Irani “i ka penguar armiqtë të arrijnë qëllimet e tyre të liga” dhe ka dhënë udhëzimë të reja për t’u përballur fuqishëm me armiqtë, sipas raportimit të Fars.
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka thënë të enjten se kishte zhvilluar një takim dy orë e gjysmë me Khamenein, duke shënuar takimin e parë të raportuar personalisht midis një zyrtari të lartë iranian dhe Udhëheqësit të ri Suprem të vendit.
CNN ka raportuar të premten se inteligjenca amerikane vlerëson që Khamenei po luan një rol kritik në formësimin e strategjisë së luftës së bashku me zyrtarë të lartë iranianë, duke cituar disa burime të njohura me informacionin e inteligjencës.
Raportet tregojnë se autoriteti i saktë brenda regjimit tashmë të përçarë mbetet i paqartë, por se Mojtaba Khamenei ka gjasa të ndihmojë në drejtimin e mënyrës se si Irani po menaxhon negociatat me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës.