Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei ka lëshuar një urdhër që uraniumi i pasuruar i vendit, afër nivelit të nevojshëm për armë bërthamore, të mos dërgohet jashtë vendit, kanë thënë dy burime të larta iraniane.
Ky vendim forcon qëndrimin e Teheranit ndaj një prej kërkesave kryesore të SHBA-së në bisedimet për paqe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUrdhri i Khameneit mund të frustrojë më tej presidentin amerikan, Donald Trump, dhe të komplikojë negociatat për t’i dhënë fund luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.
Zyrtarë izraelitë i kanë thënë Reuters se Trumpi e ka siguruar Izraelin që stoku iranian i uraniumit shumë të pasuruar, i nevojshëm për prodhimin e një arme atomike, do të largohet nga Irani dhe se çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshijë një klauzolë për këtë çështje.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk do ta konsiderojë luftën të përfunduar derisa uraniumi i pasuruar të largohet nga Irani, Teherani t’i japë fund mbështetjes për milicitë aleate dhe të eliminohen kapacitetet e tij të raketave balistike.
“Direktiva e udhëheqësit suprem dhe konsensusi brenda establishmentit është që stoku i uraniumit të pasuruar nuk duhet të largohet nga vendi”, ka thënë njëri nga dy burimet iraniane, i cili ka folur në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Sipas burimeve, zyrtarët më të lartë iranianë besojnë se dërgimi i materialit jashtë vendit do ta bënte Iranin më të cenueshëm ndaj sulmeve të ardhshme nga SHBA-ja dhe Izraeli.
Khamenei ka fjalën e fundit për çështjet më të rëndësishme shtetërore.
Armëpushimi i brishtë është në fuqi në luftën që filloi me sulmet SHBA-Izrael ndaj Iranit më 28 shkurt, pas së cilës Irani sulmoi vendet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane dhe shpërthyen luftime mes Izraelit dhe Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Liban.
Megjithatë, nuk ka pasur ndonjë përparim të madh në përpjekjet për paqe, ndërsa bllokada amerikane e porteve iraniane dhe kontrolli i Teheranit mbi Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetike për furnizimin global me naftë, po i komplikojnë negociatat e ndërmjetësuara nga Pakistani.
Dy burimet e larta iraniane thanë se në Iran ekziston një dyshim i thellë se ndërprerja e luftimeve është një mashtrim taktik nga Uashingtoni për të krijuar ndjenjë sigurie përpara rifillimit të sulmeve ajrore.
Trumpi ka thënë të mërkurën se SHBA-ja është e gatshme të vazhdojë me sulme të tjera ndaj Teheranit nëse Irani nuk pranon një marrëveshje paqeje, por ka sugjeruar gjirhashtu se Uashingtoni mund të presë disa ditë për të “marrë përgjigjet e duhura”.