Lufta në Ukrainë

Ukraina arreston dy agjentë të Inteligjencës ruse

Lufta

Lufta

Foto: Associated Press

Shërbimi ukrainas i Sigurisë (SBU) ka arrestuar dy agjentë të Agjencisë ruse të Inteligjencës, të akuzuar për kalim të vendndodhjes së objektivave të ndjeshme ushtarake te forcat armike.

Kievi ka paralajmëruar për goditjen e të dyshuarve që bashkëpunojnë me Moskën, që kur ka nisur pushtimi rus, në shkurt të vitit 2022, duke hapur mijëra raste kriminale, raportoi The Guardian.

“Si rezultat i një operacioni special, dy agjentë të FSB-së janë arrestuar në Kiev dhe Odesa”, ka thënë SBU-ja në një deklaratë, duke iu referuar shërbimit të sigurisë së Kremlinit, FSB.

“Kriminelët u përpoqën t’i identifikojnë lokacionet e trupave ukrainase, dhe më pas ua kanë dërguar okupuesve koordinatat e rëndësishme për t’i përshtatur sulmet ajrore”, thuhet më tej në deklaratë. 

Njëri prej të dyshuarve kishte fotografuar një stacioni të energjisë termale, gjoja se për ta ndihmuar Rusinë me bombardimet mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës.

Të dy akuzohen për bashkëpunim dhe përballen me burgim të përjetshëm. 

Kombet e Bashkuara kanë thënë vitin e kaluar se Ukraina ka kryer më shumë se 6,600 raste kriminale “kundër individëve për bashkëpunim dhe krime të tjera të lidhura me konfliktin” që kur ka nisur lufta.