Ukraina i ka kërkuar Turqisë të organizojë një takim midis presidentit të saj, Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus, Vladimir Putin, ka bërë të ditur kryediplomati ukrainas, Andrii Sybiha.
"Ne i pyetëm turqit për këtë, ne pyetëm disa kryeqytete të tjera”, ka deklaruar Sybiha për gazetarët, teksa vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen diplomatike për luftën e Ukrainës, e cila ka hyrë në vitin e saj të pestë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se Ukraina do të ishte gati të merrte në konsideratë çdo vend tjetër përveç Bjellorusisë ose Rusisë për një takim me Putinin, të cilin Zelensky e ka kërkuar prej kohësh për të shpejtuar një zgjidhje të luftës më shumë se katërvjeçare.
Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë dhe i lejoi Moskës të përdorte territorin bjellorus për të nisur pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në vitin 2022.
Sybiha nuk ka treguar se si Ankaraja i është përgjigjur propozimit.
"Ne iu drejtuam posaçërisht turqve. Por nëse një kryeqytet tjetër, përveç Moskës dhe Bjellorusisë, organizon një takim të tillë, ne do të shkojmë”, ka shtuar ai.
Kremlini më parë kishte thënë se është i gatshëm ta presë Zelenskyn në Moskë, ku udhëheqësi ukrainas ka thënë se nuk do të shkonte.
Lufta në Ukrainë është lënë anash muajve të fundit, për shkak të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, që ka nisur më 28 shkurt.
Diplomacia amerikane, e cila përpiqej të zgjidhte konfliktin Rusi-Ukrainë, tashmë është e orientuar pothuajse totalisht te Lindja e Mesme.