Një oficer i lidhur me Al-Kaedën, Muhammad 'Abd-al-Wahhab al-Ahmad, është vrarë gjatë një sulmi nga një dron i Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) në Siri.
Al-Ahmad ishte pjesëtar i grupit Ansar al-Islam, një fraksion terrorist që bën pjesë në strukturën më të gjerë të Al-Kaedës. Sipas njoftimit të CENTCOM-it, ai ishte zyrtar i lartë dhe planifikues operativ brenda organizatës.
Sipas burimeve lokale, vetura me të cilën po udhëtonte u godit gjatë lëvizjes dhe al-Ahmad u vra në vend.
“Forcat amerikane në Lindjen e Mesme mbesin të gatshme për të penguar përpjekjet terroriste për planifikim dhe sulme. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë atdheun tonë, trupat tona, aleatët dhe partnerët në rajon e më gjerë”, deklaroi komandanti i CENTCOM-it, admirali Brad Cooper.
Sipas informacioneve të paverifikuara nga blogerë ushtarakë në rajon dhe botë, al-Ahmad u vra nga një raketë Hellfire R-9X, e njohur ndryshe si “Ninja”.
Kjo raketë është projektuar posaçërisht për këto lloj vrasjesh dhe përdoret nga ushtria amerikane për të eliminuar drejtues të lartë të organizatave terroriste në Lindjen e Mesme.
Ndryshe nga raketat tradicionale, R-9X nuk përmban eksploziv, por është e pajisur me gjashtë tehe të mëdha metalike, secili rreth 45 centimetra i gjatë, që hapen menjëherë para se raketa të godasë objektivin.
Këto tehe godasin me forcë të madhe centrifugale, duke dëmtuar gjithçka në shtegun e rrezeve laser që kanë shënjestruar objektivin — duke e shkatërruar pa shpërthim.
FOTO:
U.S. Central Command (CENTCOM) has announced that its forces, in coordination with the Syrian Government, conducted a strike last Thursday, October 2nd, against a vehicle in the Idlib Governorate of Northwestern Syria, eliminating Muhammad ‘Abd-al-Wahhab al-Ahmad, a senior member… pic.twitter.com/k8kvo7qHPS