Shefi i ushtrisë së Libisë, gjenerali Mohamed Ali Ahmed Al-Hadad, ka vdekur të martën pasi aeroplani privat në të cilin po fluturonte u rrëzua afër Ankarasë, ka konfirmuar kryeministri i Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh. Në aeroplan pati katër anëtarë të delegacionit, që ishin në Turqi për bisedime zyrtare për ta forcuar marrëdhënien ushtarake mes dy vendeve.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, më herët bëri të ditur se aeroplani që po barte gjeneralin dërgoi shenjë të emergjencës për të ateruar afër Ankarasë dhe më pas i humbi sinjali.
Videot në rrjetet sociale tregojnë rrënojat e aeroplanit në Haymana, një lagje në jug të kryeqytetit turk.
VIDEO:
Eyewitness video shows the wreckage of a plane carrying the Libyan army chief that lost contact over Ankara. Libya’s prime minister has confirmed the death of the army chief of staff, Mohammed Ali Ahmed al-Haddad.
Read more: https://t.co/jhxAt5FUn0 pic.twitter.com/Bjbpfkn7Sl— Al Arabiya English (@AlArabiya_Eng) December 23, 2025
Al-Hadad ka shërbyer si kreu i ushtrisë për rreth pesë vjet. Luajti rol kyç në përpjekjet për bashkimin e institucioneve ushtarake të ndara të Libisë dhe në stabilizimin e forcave të armatosura nën një komandë të përbashkët, në një periudhë të pasigurisë dhe ndarjes së vazhdueshme politike në vend.