Botë

Vëllai i Mbretit Charles i kishte dërguar Epsteinit dokumente zyrtare britanike

Mbreti Charles

Andrew Mountbatten-Windsor, vëllai më i vogël i Mbretit Charles, kishte ndarë dokumente zyrtare britanike të tregtisë me Jeffrey Epstein në vitin 2010, duke i zbuluar informacione abuzuesit seksual tashmë të ndjerë nga roli i tij si i dërguar qeveritar, tregojnë emailet.

Ish-princi, 65 vjeç, ka qenë për vite me radhë nën vëzhgim për shkak të miqësisë së tij me Epstein, një marrëdhënie që i ka kushtuar rolin e tij në familjen mbretërore, titujt dhe banesën.

Andrew ka mohuar gjithmonë çdo keqbërje dhe nuk u është përgjigjur kërkesave për koment pas publikimit të fundit të dosjeve të Epstein, raporton Reuters.

Në grupin më të fundit të dokumenteve të publikuara në SHBA-ja, emailet tregojnë se Andrew i ka përcjellë Epsteinit raporte për Vietnamin, Singaporin dhe vende të tjera, të cilat ia kishin dërguar atij në lidhje me një udhëtim që ai kishte bërë në cilësi zyrtare.

Të dërguarit tregtarë zakonisht e kanë të ndaluar të ndajnë dokumente të ndjeshme ose tregtare sipas rregullave të konfidencialitetit.

Gjatë 10 ditëve të fundit, zbulimet nga dosjet e Epsteinit kanë futur kryeministrin britanik, Keir Starmer në krizën më të madhe të mandatit të tij, pasi ai kishte emëruar personin që kishte lidhje me Epsteinin, Peter Mandelson, si ambasador në Shtetet e Bashkuara.

Ashtu si Andrew, duket se edhe Mandelson ka ndarë dokumente të ndjeshme qeveritare nga vitet 2009 dhe 2010 me Epsteinin, dhe policia po heton pretendimet për keqpërdorim të detyrës publike.

Policia e Thames Valley ka bërë të ditur javën e kaluar se po rishikon një akuzë të re ndaj Andreë, që përfshin një grua të dërguar në një adresë në Ëindsor, në dritën e dosjeve më të fundit të Epstein.

Mountbatten-Windsor, djali i dytë i Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth, u detyrua të tërhiqej nga të gjitha detyrat zyrtare mbretërore në vitin 2019 dhe, tetorin e kaluar, Charles ia hoqi titullin e princit. 
Andrew u largua nga rezidenca e tij mbretërore javën e kaluar.