Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vriten në Gaza nëna me pesë fëmijë

Gaza

Gaza

Foto: Associated Press

Një nënë dhe pesë fëmijët e saj janë vrarë të martën herët nga një sulm ajror izraelit që goditi një shtëpi në qendër të Gazës.

Sulmi ndodhi në bllokun 9 në kampin urban të refugjatëve Bureij, raporton AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të vdekurit u dërguan në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në qytetin Deir al-Balah.

Një listë e siguruar nga morgu i spitalit tregoi se të vdekurit përfshinin një nënë, vajzën e saj dhe katër djemtë.

Babai i fëmijëve ishte mësues shkolle dhe ka qenë i ndaluar nga ushtria izraelite për nëntë muaj, sipas informacionit të dhënë nga spitali.

Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë ka bërë të ditur të martën se trupat e 34 personave të vrarë nga sulmet izraelite janë sjellë në spitalet lokale gjatë 24 orëve të fundit.

Spitalet pranuan gjithashtu 114 të plagosur, thuhet në raportin e saj të përditshëm.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve palestinezë nga lufta e Izraelit në Gaza është rritur në të paktën 40,173, sipas ministrisë.