Papa Françesku është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Vatikan të premten, në takimin e tyre të dytë në katër muaj, raporton Reuters.
Dy burrat, që më herët janë takuar në samitin e G7-s në Italinë jugore këtë verë, kanë biseduar për 35 minuta në pallatin apostolik të Vatikanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fund të takimit, Françesku ia ka dhuruar Zelenskyt një vepër arti prej bronzi - një lule duke u rritur pranë një zogu, ku është e shkruar fraza “Paqja është si lule e brishtë”.
Presidenti i ka dhënë papës një pikturë me ngjyra vaji, ku paraqitet një fëmijë në mes të shkatërrimeve të qytetit ukrainas Bucha, afër Kievit, i cili ishte i pushtuar nga forcat ruse për 33 ditë në pranverë të vitit 2022.
Ukraina dhe Perëndimi i akuzojnë forcat ruse për kryerje të krimeve të luftës gjatë pushtimit të Buchas, gjë që Moska e mohon.
Zelesnky po udhëton nëpër Evropë këtë javë për ta diskutuar “planin e fitores”, me liderët e Britanisë, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe kreut të NATO-s.
Papa nxiti zemërim në mesin e zyrtarëve ukrainas në mars, kur sugjeroi se duhet ta kishin guximin e për të negociuar përfundimin e luftës me Rusinë. Në atë kohë, Zelensky i hodhi poshtë komentet e Papës.
Françesku, 87-vjeçar, gjithashtu i ka kritikuar planet e ligjbërësve ukrainas për t’i ndaluar aktivitetet e lidhura me Rusinë të degëve të Kishës Ortodokse Lindore, për të cilat Kievi thotë se shpërndajnë propagandë pro-ruse dhe se ruan spiunë.
Papa është takuar privatisht të enjten me liderin e Kishës Katolike Greke të Ukrainës, kryepeshkopin Sviatoslav Shevchuk.
Peshkopi, i cili qëndron në Kiev, ka qenë në Romë për një samit të peshkopëve botërorë në Vatikan.
“Doja t’i tregoja Papës për fatkeqësinë e luftës dhe për sfidat që do të përballemi këtë dimër”, ka thënë Shevchuku për median e Vatikanit.