Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se është "i shqetësuar" se mosmarrëveshja e vazhdueshme për Grenlandën mund ta largojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.
"Jam i shqetësuar për çdo humbje të fokusit gjatë një lufte në shkallë të plotë", u ka thënë Zelensky gazetarëve të martën.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje që Uashingtoni të angazhohet në diplomaci me Evropën, duke thënë se dëshiron që Shtetet e Bashkuara "ta dëgjojnë Evropën, ta dëgjojnë vërtet atë në formatin e diplomacisë".
"Mendoj se kjo është ajo që do të ndodhë dhe besoj fuqimisht se nuk do të ketë ndonjë kërcënim të madh”, ka deklaruar ai.
Zelensky po ashtu ka shprehur dyshimet e tij për pjesëmarrje në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës nëse nuk ka ndonjë përparim në përpjekjet për paqe.
-
Zelensky: Ukraina vendos se kush e përfaqëson Evropën në bisedime me Rusinë
-
Zelensky thotë se Evropa duhet të zgjedhë negociator për bisedime të mundshme me Rusinë
-
Zelensky thotë se Ukraina s’mund të presë që të përfundojë lufta me Iranin
-
Zelensky: Një luftë e gjatë në Lindjen e Mesme mund të pengojë mbështetjen për Ukrainën
-
Zelensky kërkon shtyerjen e bisedimeve me Rusinë