Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Aguirre largohet krenar, mbështet selektorin e ardhshëm të Meksikës

Javier Aguirre

Javier Aguirre i ka dhënë fund periudhës së tretë në krye të Meksikës, në disfatën 3:2 nga Anglia në një të tetën e finales. Rafa Marquez do të jetë selektor i ri i Meksikës, ndërsa Aguirre e ka mbështetur për ta dërguar përfaqësuesen përpara.

Aguirre para Botërorit kishte bërë të qartë se do të largohej pas ndeshjes së fundit. Ai ka theksuar se ish-kapiteni i Meksikës, Marquez, ishte gati të vazhdonte punën e bërë në skuadrën që ktheu besimin e meksikanëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Do të doja t’i thoja lamtumirë popullit tim me një fitore. Kjo dhemb, por ne u përpoqëm”, ka thënë Aguirre.

Ai ka theksuar se lojtarët e Meksikës duhet të largohen me kokën lart. Aguirre i ka falënderuar të gjithë. 

“Po largohem me shumë krenari. Këta lojtarë më bënë shumë të lumtur. Ne ia kthyem ndjenjën e identitetit këtij ekipi”, ka thënë Aguirre.
Marquez ishte kapiten i Meksikës në pesë Kupa të Botës. Ai punoi përkrah Aguirres në këtë Botëror.