Kapiteni i Austrisë, David Alaba, po trajtohet në mënyrë të veçantë nga përzgjedhësi Ralf Rangnick.
Alaba është zëvendësuar në tri ndeshjet e fazës së grupeve, kundër Jordanisë, Argjentinës dhe Algjerisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i austriakëve ka dhënë arsyet pse Alaba nuk ka kompletuar ende asnjë ndeshje.
“Alaba nuk është i lënduar, por sa më shumë loja zhvillohet, muskujt e tij fillojnë të tregojnë shenja shtrëngimi. Pse duhet të rrezikojmë? Ne kemi qendërmbrojtës shumë të mirë në skuadër. Kemi opsione”, ka thënë Rangnick, raporton “AS” të hënën.
34-vjeçari me Austrinë ka luajtur 116 ndeshje, ndërsa ka shënuar 15 gola.