Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Algjeria e pasigurt në portë

Algjeria

Gjërat janë të trazuara në Algjeri. Vendimi i përzgjedhësit të Algjerisë, Vladimir Petkoviq, për ta lënë portierin Luca Zidane në stol në ndeshjen kundër Austrisë, ka prishur atmosferën në ekip.

“Mungesa e Luca Zidane në formacionin titullar është për shkak të paraqitjes së tij në dy ndeshjet e para”, deklaroi trajneri Petkoviq, raporton “AS” të hënën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portieri i Granadës ngriti shqetësime pas gabimeve në humbjen nga Argjentina dhe fitoren ndaj Jordanisë. Por ai mori mbështetje nga trajneri Petkoviq. Kritika për paraqitje ka marrë edhe zëvendësuesi i Zidane, Oussama Benbout pas golave të pësuar ndaj Austrisë.

Kjo ka krijuar pasiguri në portën e Algjerisë përpara ndeshjes në 1/16 e finales të Kupës së Botës kundër Zvicrës, përfaqësuese të cilën e njeh mirë Petkoviqi.

“Tani topi është te Petkoviqi, i cili duhet të përballet me vendimin për portierin para ndeshjes ndaj Zvicrës. A duhet ta rikthej Zidanen, t’i besojë Benboutit, apo të zgjedhë portierin e tretë që praktikisht është pa përvojë?”, shkruan “AS”.

Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Algjerisë luhet më 3 korrik.