Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Arbitri australian kthehet në detyrë

boterori

Shaun Evans është kthyer në detyrën e ndihmësit-arbitrit të VAR-it për ndeshjen mes Zelandës së Re dhe Egjiptit që luhet të dielën, pasi FIFA e liroi nga çdo akuzë pas një hetimi mbi një gjest të diskutueshëm të kapur nga kamerat televizive para sfidës Gjermani - Kuraçao.

Monitoruesi i diskriminimit i FIFA-s në Kupën e Botës kërkoi që Evans të tërhiqej nga Botërori pasi që bëri një simbol “OK” me dorën e djathtë përpara këmbës së tij të djathtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky veprim u konsiderua si simbol i urrejtjes nga Lidhja Anti-Shpifje me seli në New York, shumë vjet më parë.

Por FIFA pasi shqyrtoi çështjen deklaroi se nuk gjeti asnjë provë për shkelje të Kodit Disiplinor.

Edhe vet Evans u deklarua për këtë çështje. Ai tha se formimi me dorë i shenjës “OK” nuk kishte për qëllim të përcillte mesazh, përkatësi, lojë ose besim të çfarëdo lloji.

Evans do të asistojë zyrtarin e VAR-it, Mohammed Khamid.