Pas miqësoreve në të cilat Franca humbi 2:1 nga Bregu i Fildishtë dhe Spanja barazoi me Irakun 1:1, janë bërë ndryshime në renditjen e FIFA-s.
Argjentina ka dalë në vendin e parë. Kjo mund të duket si sukses në pamje të parë, por jo edhe sa i përket rrjedhës në Kupë të Botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mundo Deportivo” ka shkruar të premten se asnjë shtet që ishte i pari në renditjen e FIFA-s, nuk e ka fituar Kupën e Botës.
Në tetë edicionet e kaluara të Kupës së Botës, kampionët kanë qenë nga vendet e mëposhtme në ranglistë.
Në vitin 1994, Brazili e fitoi Botërorin ndonëse Gjermania ishte e para në renditje.
Brazili ishte i pari në renditjen e vitit 1998 dhe ishte favorit, por ishte Franca që triumfoi edhe pse ishte e 18-ta në renditje.
Në Kore dhe Japoni në vitin 2002, Franca ishte e para sipas FIFA-s, por Brazili, i dyti në renditje, e fitoi Botërorin.
Në vitin 2006, Brazili sërish ishte i pari, por Italia, e 13-ta, e fitoi Kupën e Botës për herë të katërt.
Në Afrikën e Jugut në vitin 2010, Brazili ishte i pari edhe një herë tjetër. Por, Spanja e dyta e ngriti trofeun prestigjioz.
Në Brazil në vitin 2014, Spanja shkoi në turne si e para, por Gjermania, e dyta në renditje, fitoi.
Gjermania ishte e para katër vjet më pas, por ishte Franca që e nisi turneun si e shtata e që festoi.
Dhe në Katari 2022, Brazili ishte i pari në klasifikim. Megjithatë, Argjentina nga pozita e tretë, triumfoi me Lionel Messin si udhëheqës të skuadrës.