Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

“Barcelona është prapa finales Spanja – Argjentina”

Spanja

Futbollistët që do të luajnë në finalen Kupës së Botës do të vishen me fanellat e Spanjës dhe Argjentinës, por ish-yjet Xavi Hernandez dhe Javier Mascherano, kanë thënë se Barcelona fshihet prapa tyre. 

Spanja e Xavit ka dominuar me futbollin “tiki-taka” kur e fitoi Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut. Xavi me Mascheranon kanë qenë bashkëlojtar me Lionel Messin te koha e artë në Barcelonë. 

Mascherano më pas u bë trajner i Messit tek Inter Miami. 

Të dy kanë folur për Reutersin të shtunën, dhe kanë thënë se Spanja në Botëror vjen me ndikimin e Barcelonës, me lojtarë si Lamine Yamal e Pau Cubarsi, ndërsa Argjentina po ashtu me ndikimin e “blaugranas”, vazhdon të shkëlqejë edhe si 39-vjeçar në ngjarjen globale. 

Sipas tyre, Spanja dhe Argjentina karakterizohen me karakter dhe pasion, dhe se fituesi i kësaj finaleje nuk mund të parashikohet.