Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Bosnja shkruan historinë, kualifikohet në fazën nokaut

Bosnjë-Hercegovina

Për herë të parë në histori, Bosnjë-Hercegovina është kualifikuar në fazën nokaut të Kupës së Botës. Pas fitores së Brazilit 3:0 ndaj Skocisë, Bosnja u bë skuadra e parë nga vendi i tretë që siguron kalimin tutje.

“Dragojtë” e mposhtën mbrëmë Katarin 3:1 dhe e përfunduan Grupin B me katër pikë në vendin e tretë. Edhe pse ishte pothuajse i sigurt kualifikimi, për ta festuar matematikisht u desh të pritej fitorja e Brazilit ndaj Skocisë në kuadër të Grupit C. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bosnja përfundoi Grupin B me katër pikë pas fitores kundër Katarit, barazimit me Kanadanë dhe humbjes ndaj Zvicrës. Patën një diferencë golash prej 5:6, dhe ishte më se e mjaftueshme për të siguruar një nga tetë vendet e rezervuara për kualifikim për vendet e treta.

Për Bosnjën, është vetëm pjesëmarrja e dytë në Botëror pas atij të vitit 2014. 

Bosnja pritet të luajë me shumë gjasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në raundin e 32 më të mirave. 

Sfida e parë e konfirmuar e fazës nokaut deri tash është ajo mes Afrikës së Jugut e Kanadasë.