Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Brenda pak sekondash, Balogun u bë i dashur për miliona njerëz

Folarin Balogun

(The Athletic) - Angelo Rachal, 31-vjeçar, ndoqi fitoren 2:0 të SHBA-së ndaj Bosnjë-Hercegovinës nga sheshi “San Pedro” në San Jose, së bashku me mijëra të tjerë. Turma brohoriti kur Folarin Balogun shënoi golin e parë të amerikanëve.

Në atë moment, Rachal nuk e kishte idenë se kush ishte numri 20 dhe sigurisht që nuk e dinte emrin e tij. Por, pasi shënoi pak para përfundimit të pjesës së parë, Balogun festoi në një mënyrë që Rachal dhe shumë amerikanë të tjerë e dinin mirë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“The Silencer”.

Është mënyra e festës së LeBron Jamesit, koshashënuesit më të mirë të NBA-së.

“Kur e pashë duke festuar si LeBron, ishte çmenduri”, tha Rachal.

Festa e Balogunit tejkalonte kufijtë e futbollit. Shumë amerikanë që e shikonin mund të mos e kenë njohur. Pothuajse të gjithë e njohin Jamesin.

Kupa e Botës është ngjarja më e madhe sportive. Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë. Por, amerikanët e duan basketbollin. Dhe brenda pak sekondash, mes euforisë, Balogun u bë i dashur për miliona njerëz. Përfshirë edhe koshashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në NBA.

Në minutën e 45-të ai fitoi admirimin e amerikanëve. Në minutën e 64-t ai fitoi mbështetës.

Rrjetet sociale u mbushën me kritika në drejtim të gjyqtarit. Tifozët amerikanë që sapo kishin mësuar emrin e Balogunit, papritmas e gjetën veten duke e mbrojtur atë.

Kartoni i kuq e s’kualifikon Balogun nga ndeshja e një të tetës së finales në Seattle kundër Belgjikës.

Amerika e di emrin e tij tani.

Ai është një anglez i rritur në Londër. Prindërit e tij janë nigerianë. Por Balogun u lind në Brooklyn.

Ai mbush 25 vjeç të premten.

Balogun kaloi 12 vjet në akademinë e Arsenalit përpara se të bëhej pjesë e ekipit të parë. Në vitin 2023, ai nënshkroi me Monacon. Po atë vit, ai zgjodhi të luante për Shetet e Bashkuara të Amerikës në vend të Anglisë dhe Nigerisë, dy vendet e tjera për të cilat mund të kishte luajtur.

Në nivel ndërkombëtar, ai luajtur për Anglinë U21 para se në vitin 2023 të luante për ekipin senior të SHBA-së.

Tifozët e futbollit, veçanërisht ata që e ndjekin nga afër ekipin përfaqësues të SHBA-së, e njihnin tashmë Balogun, i cili shënoi dy gola në fazën e grupeve. Dhe ndoshta edhe adhuruesit e videolojërave mund të kenë dëgjuar për të.

Pothuajse nga fillimi i ndeshjes, Balogun pati paraqitje magjepsëse. Një lojtar që tërheq vëmendjen. Ai për herë të parë festoi si James në minutën e 14-të, por goli iu anulua. Kur ai shënoi në minutën e 45-të, duke i dhënë Amerikës epërsinë, Balogun festoi sërish si James.

Në një ndeshje dramatike, Balogun bëri mjaftueshëm zhurmë për t’u bërë ylli më i ri i sportit amerikan.

Tani, Amerika e njeh emrin e tij.