Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Conceicao nuk e dëshiron rrugëtimin e babait në Botëror

Francisco Conceicao

Francisco Conceicao shpreson që ta rishkruajë historinë e familjes së tij, kur Portugalia përballet me debutuesin e Botërorit, Uzbekistanin, në ndeshjen e xhiros së dytë të martën.

Francisco luan në Botëror, 24 vjet pasi babai i tij, Sergio, pati rrugëtim dëshpërues në ngjarjen globale. Portugalia e Sergio Conceicaos, nuk e kishte kaluar fazën grupore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portugalia e këtij edicioni barazoi në ndeshjen e parë ndaj Republikës Demokratike të Kongos. Një tjetër gabim mund t’ua zbehte gjasat për avancim tutje.

Por, Francisco shpreson në fitore dhe sukses madhor me portugezët në këtë edicion.

Francisco është sulmues i krahut të djathtë dhe luan te Juventusi.q