Portieri Thibaut Courtois ka folur për momentin dëshpërues të çerekfinales së humbur 2:1 nga Spanja, kur u zëvendësua në mesin e pjesës së dytë.
Courtois i Belgjikës e la fushën me lot në sy në minutën e 71-të dhe u zëvendësua nga Senne Lammens, kur rezultati ishte ende 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLammens bëri gabim në golin e fitores së Spanjës, të cilin e shënoi Mikel Merino.
Pas ndeshjes, Courtois ka theksuar se ka dashur të luante deri në fund, por selektori Rudi Garcia, vendosi që ta zëvendësojë atë.
“Është dëshpëruese që dola nga loja. Ishte ndeshje e veçantë. Ndihesha mirë. Në një moment kur e godita topin, ndjeva dhembje në muskul. Iu thash që nuk mund të godisja topa të tjerë, por që kam mundur të qëndroja në portë. Trajneri më tha se do të më zëvendësonte nëse nuk ndihesha 100 për qind i gatshëm për lojë. Doja të luaja, por ai mori vendimin për të më zëvendësuar. Nuk ka problem, pasi ekipi vjen para çdo gjëje tjetër”, ka deklaruar Courtois pas ndeshjes.