Marc Cucurella ka vendosur ta mbajë premtimin e bërë para Kupës së Botës. Mbrojtësi i Spanjës ka konfirmuar se do të bëjë tatuazh fytyrën e përzgjedhësit Luis de la Fuente, pasi Spanja arriti ta fitojë Kupën e Botës.
Spanja e mposhti në finale Argjentinën me rezultatin 1:0.
Pas suksesit të Spanjës, Cucurella nuk është tërhequr nga fjala e dhënë dhe ka bërë të ditur se tashmë është në kërkim të mënyrës më të mirë për realizimin e tatuazhit.
“Ende nuk e di. Duhet të mendohem se ku do ta bëj. Njerëzit do të më pyesin, kështu që nuk është e nevojshme të jetë në një vend shumë të dukshëm. Mendoj se tani kemi një rrugëtim të gjatë përpara. Shpresoj që të më japin ide, do të mendohem dhe më pas do të më duhet ta realizoj”, ka thënë mbrojtësi i krahut për “MARCA”.