Maroku është detyruar t’i zëvendësoj dy lojtarë për Kupën e Botës 2026.
Për shkak të lëndimit, Marokut do t’i mungojnë Nayef Aguerd dhe Abde Ezzalzouli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMbrojtësi Marwane Saadane dhe sulmuesi Amine Sabai janë zëvendësuesit e tyre, ka njoftuar Federata Marokene e Futbollit.
Aguerd 30-vjeçar, nuk ka luajtur që nga fillimi i marsit për shkak të një dëmtimi në ijë.
Ezzalzouli 24-vjeçar, u lëndua në miqësoren e luajtur në fundjavën e shkuar kundër Norvegjisë.
Si Aguerd ashtu edhe Ezzalzouli ishin në skuadrën e Marokut që arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Katar, dhe gjithashtu në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës në janar.
Ndeshjen e parë të Grupit C, Maroku e luan kundër Brazilit të shtunën.