Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

E ardhmja e Nagelsmannit vendoset pas kthimit në Gjermani

Julian Nagelsmann

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, Federata e Futbollit e Gjermanisë ka lëshuar një komunikatë të martën.

Në komunikatën e Federatës bëhet e ditur se e ardhmja e përzgjedhësit të Gjermanisë, Julian Nagelsmann, do të vendoset pas kthimit të tij në Gjermani.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në ditët në vijim do të diskutojmë me qetësi dhe plotësisht arsyet pse ekipi nuk arriti të realizonte potencialin e tij të plotë dhe nuk arriti të përmbushte pritjet e veta dhe ato të futbollit gjerman. Pas një zhvillimi të tillë dhe duke marrë parasysh sfidat që na presin, ne nuk mund dhe nuk do të kthehemi thjesht në punë si zakonisht”, shkruan në komunikatën e Federatës së Futbollit të Gjermanisë.

Gjermania u eliminua nga Botërori pas humbjes 4:3 në penallti nga Paraguai.