Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

E pabesueshme pse u zëvendësua Erling Haalandi

haland

Ish-sulmuesi i Chelseat, Tony Cascarino, thotë se Erling Haaland u largua nga fusha gjatë humbjes së Norvegjisë ndaj Anglisë për shkak të një sëmundjeje.

Skandinavët humbën mundësinë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale pas disfatës nga anglezët me rezultat 2:1.

Por tifozët anembanë globit, së bashku me analistin e “ITV”, Garyt Neville, u habitën kur Haalandi u zëvendësua në minutën e 106-të.

Cascarino, i cili luajti për Irlandën në Kupën e Botës 1990 dhe 1994, ka zbuluar se ka marrë një mesazh që konfirmoi se sulmuesi i Manchester Cityt po vuante nga një virus.

“Mora një mesazh në pushimin e pjesës së parë dhe me sa duket Erling Haaland nuk ishte mirë. Ai ishte një tjetër që vuante nga një sëmundje. Ai nuk dukej mirë fizikisht. Haaland nuk e preku shumë topin, por u habita se sa energji i mungonte gjithashtu”, ka thënë Cascarino.

Edhe Botërori e ndryshoi Norvegjinë, e ndryshoi Haalandin Botërori 2026 1 d. më parë Botërori e ndryshoi Norvegjinë, e ndryshoi Haalandin

“The Sun” shkruan të hënën se “përgatitjet e Norvegjisë për ndeshjen me Anglinë u ndikuan nga një virus që preku ekipin”.

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, pranoi se disa nga shokët e tij të skuadrës kishin qenë të sëmurë në ditët para ndeshjes.