Federata e Futbollit e Senegalit sqaroi rrethanat e një videoje virale në mediat sociale, që shfaq anëtarët e ekipit të Senegalit duke iu nënshtruar kontrolleve të sigurisë pas mbërritjes në SHBA.
Federata tha se pamjet krijuan keqkuptime në internet, me disa raportime që sugjerojnë gabimisht që kontrollet e sigurisë u zhvilluan me arritjen e ekipit në San Antonio.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kontrolli u krye para se ekipi të vendosej në aeroplan në aeroportin e Raleigh, të dielën”, shkruan në sqarim.
Federata tha se delegacioni udhëtoi direkt nga hoteli për në pistën e aeroportit me autobus, si pjesë e një marrëveshjeje të veçantë udhëtimi. Lojtarët dhe stafi më pas i kryen të gjitha procedurat e kërkuara të sigurisë në afërsi të aeroplanit, në vend se të kalonin nëpër terminalin e aeroportit dhe zonat publike, shkruan tutje në sqarim.
Pamjet kanë ngritur dyshime për diskriminim të lojtarëve të Senegalit, por që është mohuar nga federata.
VIDEO:
The Senegalese 🇸🇳 delegation gets this treatment on arrival in the USA. Full tarmac searches, shoes off, bags turned inside out like criminals.
— World Cup 2026 Daily (@TotalFootball) June 8, 2026
This is straight up humiliation and a disgrace. They’d never put white boys through the same.pic.twitter.com/KULjwTsCQI