Spanja e ka fituar finalen ndoshta më të pazakontë në histori dhe ka festuar titullin e kampionit të botës në futboll.
Të dielën mbrëma në New Jersey, Spanja fitoi 1:0 ndaj Argjentinës, në finalen plotësisht të njëanshme. Spanjollët kanë dominuar gjatë gjithë kohës, por për fitore u janë dashur vazhdimet. Golin e fitores e shënoi Ferran Torres në minutën e 106-të, përkatësisht në minutën e parë të vazhdimit të dytë.
Pas një krosimi në zonë, Nico Williams e ktheu topin te rezervisti Torres që goditi saktë nga zona.
Për Spanjën është titulli i dytë i botës. Të parin e kishte fituar në vitin 2010 në Afrikë të Jugut.
Finalja e së dielës është dominuar plotësisht nga të përzgjedhurit e Luis de la Fuentes. “Furia e kuqe” ka krijuar raste e raste, por pa konkretizuar. Në kohën e rregullt Spanja i kishte plot 15 goditje. Prej tyre dhjetë shkuan në kornizë të portës. Por asnjë nuk përfundoi në rrjetë.
Ndërkohë Argjentina nuk e kishte asnjë goditje gjatë 90 minutave. Dhe kjo ka ndodhur vetëm për herë të tretë në ndeshje të Kampionateve Botërore. Në finale, natyrisht, për herë të parë.
Pamja nuk ndryshoi as në vazhdime, pos që spanjollët e shënuan golin e fitores dhe festës së madhe. Argjentina i kishte vetëm dy goditje. Njëra u bllokua dhe tjetra shkoi mbi portë. Ndërkohë në minutat e fundit e rrezikoi goxha seriozisht portën spanjolle.
Spanja ishte vlerësuar prej pretendenteve të Botërorit, por jo favoritja kryesore. Por shkëlqeu gjatë gjithë Botërorit më të madh në histori. Spanja e ka pranuar vetëm një gol, ndonëse në ndeshjen e parë befasoi për të keq duke barazuar pa gola me Kepin e Gjelbër.
Edhe
Spanja, kampione e botës në futboll
Argjentina me mund arriti në finale dhe në ndeshjen vendimtare shfaqi pak. Lionel Messi u mbajt i qetë, në atë që mund të jetë ndeshja e tij e fundit në Kupë të Botës.
Shkëlqimi të dielën mbrëma ishte për Spanjën. Ata konkretizuan një prej plot 20 rasteve për të fituar trofeun më të vlefshëm në futboll.
Trumpi dorëzon trofeun, qëndron pak më gjatë në skenë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, së bashku me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino kanë ndarë medaljet për finalistët e Kupës së Botës.
Trump e Infantino dorëzuan edhe trofeun për kapitenin e Spanjës, Rodri.
Trump doli anash pasi e dorëzoi trofeun, por sërish qëndroi pak më gjatë në skenë. U largua vetëm pasi Rodri ngriti kupën lart.
Messi në lot pasi pranoi medaljen e argjendtë
Superylli Lionel Messi ka qarë pasi mori medaljen e argjendtë pas finales së Kupës së Botës.
Messi kishte udhëhequr Argjentinën drejt titullit të botës katër vjet më parë.
Këtë herë Argjentina dhe Messi u mposhtën në finale nga Spanja.
Në cilën pozitë përfundoi Messi në listën e më të mirëve të Botërorit
Rodri i Spanjës është lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026 në futboll.
Rodri është shpallur më i miri në konkurrencë me Lionel Messin dhe Kylian Mbappen.
Messi e fitoi Topin e Argjendtë, që do të thotë se u shpall lojtari i dytë më i mirë i Botërorit.
Ndërkohë Topin e Bronztë e fitoi Mbappe. Ai është edhe golashënuesi më i mirë.
Shpallet futbollisti më i mirë i Botërorit
FIFA ka shpallur lojtarin më të mirë të Kupës sdë Botës.
Çmimi Topi i Artë i Botërorit i ka takuar mesfushorit dhe kapitenit të Spanjës, Rodri.
Unai Simon është portieri më i mirë i Kupës së Botës 2026. Ai e pësoi vetëm një gol në tetë ndeshje.
Pau Cubarsi është shpallur futbollisti më i mirë i ri. Cubarsi ka shkëlqyer në Botërorin e parë me Spanjën.
Kylian Mbappe është golashënuesi më i mirë i Botërorit me dhjetë gola.
De la Fuente: Krenar me këtë gjeneratë
Pas triumfit në Kupën e Botës 2026, përzgjedhësi Luis de la Fuente i Spanjës ka thënë se është krenar me këtë gjeneratë të futbollistëve.
“Jemi rritur me këtë ide, kemi besuar, jemi bërë më të mirë, kemi dhënë shembull si grup, si familje, me futbollist të mirë e me talent të jashtëzakonshëm. Ndihem krenar. Jam shumë i lumtur, kemi fituar çdo gjë me këtë gjeneratë të lojtarëve. Mendoj se ndeshja duhej të zgjidhej shumë më herët. Intervenimet e Emiliano Martinezit na ndaluan fitoren e hershme, pasi do të ishim në epërsi shumë herët. Por, është finale e Kupës së Botës dhe duhet të vuash edhe ndaj dhjetë lojtarëve. Por ne ishim të përgatitur për çdo gjë”, deklaroi De la Fuente për La 1 pas triumfit.
Kush ishte më i miri i finales
FIFA e ka publikuar emrin e lojtarit që u shpall më i miri i finales.
Ferran Torres, që shënoi golin për titull të kampionit, është shpallur më i miri.
Torresi në lojë hyri në minutën e 62-të në vend të Mikel Oyarzabal.
Zëvendësuesi tjetër, Nico Williams bëri asistimin.
Kështu Luis de la Fuente sërish bëri zëvendësimet e duhura.
Flet heroi i Spanjës, Ferran Torres
Futbollisti i Spanjës, Ferran Torres, i është gëzuar golit të shënuar në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës.
Por ai ka thënë se më e rëndësishme është titulli i botës.
Spanja mposhti në finale Argjentinën me gol të Ferran Torresit.
“Goli është gjëja më pak e rëndësishme, mendoj unë. Ajo që dua është ta kap atë kupë dhe ta shtrydh. Është ëndrra e 47 milionë spanjollëve që ishin në fushë. I përket të gjithëve. Në fund të fundit, kjo ishte një maratonë, jo një sprint. Gjërat gjithmonë u vijnë atyre që i meritojnë më shumë, prandaj duhet të punosh shumë. Tani për tani, nuk mund të mendoj për askënd, mendja ime është bosh. Dua ta kap Kupën dhe ta festoj me familjen time”, ka thënë Ferran Torres pas ndeshjes.
Tollovi pas përfundimit të ndeshjes finale
Ka pasur tollovi pas përfundimit të finales së Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës.
Spanja fitoi 1:0 me golin e Ferran Torresit në vazhdime.
Por pas përfundimit të ndeshjes, ka pasur tensione ku të përfshirë ishin Leandro Paredes i Argjentinës dhe Gavi i Spanjës.
Paredes e kapi për fyti Eric Garcian fillimisht, e më pas Gavin e përplasi në tokë.
Massive fight at the end of the game as Paredes was seen getting physical.
Argentina coach had to separate and few others #WorldCup #Spain #Messi #ArgentinaVsEspaña #EspañaArgentina
Follow @captain4322 pic.twitter.com/jYNSkvZuec
Spanja, kampione e botës në futboll
Spanja e ka fituar finalen ndoshta më të pazakontë në histori dhe ka festuar titullin e kampionit të botës në futboll.
Të dielën mbrëma në New Jersey, Spanja fitoi 1:0 ndaj Argjentinës, në finalen plotësisht të njëanshme. Spanjollët kanë dominuar gjatë gjithë kohës, por për fitore u janë dashur vazhdimet. Golin e fitores e shënoi Ferran Torres në minutën e 106-të, përkatësisht në minutën e parë të vazhdimit të dytë.
Pas një krosimi në zonë, Nico Williams e ktheu topin te rezervisti Torres që goditi saktë nga zona.
Për Spanjën është titulli i dytë i botës. Të parin e kishte fituar në vitin 2010 në Afrikë të Jugut.
Finalja e së dielës është dominuar plotësisht nga të përzgjedhurit e Luis de la Fuentes. “Furia e kuqe” ka krijuar raste e raste, por pa konkretizuar. Në kohën e rregullt Spanja i kishte plot 15 goditje. Prej tyre dhjetë shkuan në kornizë të portës. Por asnjë nuk përfundoi në rrjetë.
Ndërkohë Argjentina nuk e kishte asnjë goditje gjatë 90 minutave. Dhe kjo ka ndodhur vetëm për herë të tretë në ndeshje të Kampionateve Botërore. Në finale, natyrisht, për herë të parë.
Pamja nuk ndryshoi as në vazhdime, pos që spanjollët e shënuan golin e fitores dhe festës së madhe. Argjentina i kishte vetëm dy goditje. Njëra u bllokua dhe tjetra shkoi mbi portë. Ndërkohë në minutat e fundit e rrezikoi goxha seriozisht portën spanjolle.
Spanja ishte vlerësuar prej pretendenteve të Botërorit, por jo favoritja kryesore. Por shkëlqeu gjatë gjithë Botërorit më të madh në histori. Spanja e ka pranuar vetëm një gol, ndonëse në ndeshjen e parë befasoi për të keq duke barazuar pa gola me Kepin e Gjelbër.
Argjentina me mund arriti në finale dhe në ndeshjen vendimtare shfaqi pak. Lionel Messi u mbajt i qetë, në atë që mund të jetë ndeshja e tij e fundit në Kupë të Botës.
Shkëlqimi të dielën mbrëma ishte për Spanjën. Ata konkretizuan një prej plot 20 rasteve për të fituar trofeun më të vlefshëm në futboll.

E pabesueshme kjo statistikë e Argjentinës
Argjentina është bërë vetëm përfaqësuesja e tretë në histori të Kampionateve Botërore pa goditje gjatë 90 minutave.
Këtë nuk e kishte bërë as Kosta Rika ndaj Spanjës në vitin 2022 në fazën e grupeve dhe po Kosta Rika ndaj Brazilit në fazën e grupeve në Botërorin 1990.
Dhe Argjentina e ka këtë statistikë jo të lavdishme në finale. Për më tepër nuk ka goditje as pas vazhdimit të parë.
Më në fund shënon Spanja
Spanja ka kaluar në epërsi 1:0 ndaj Argjentinës.
Ferran Torres shënoi në minutën e 106-të.
Vazhdimi i parë nuk ndryshon gjendjen – dominim pa gol i Spanjës
Ka përfunduar vazhdimi i parë prej 15 minutave në finalen Spanjë – Argjentinë.
Spanjollët dominojnë, por pa realizuar.
Tani Spanja i ka plot 19 goditje, prej tyre 11 në korniztë të portës. Argjentina ende nuk ka goditje.
Shkon në vazhdime finalja e “njëanshme” e Botërorit
Vazhdimet nga 15 minuta mund ta përcaktojnë kampionen e botës në futboll.
Koha e rregullt e ndeshjes mes Spanjës dhe Argjentinës përfundoi pa gola.
Spanja ka dominuar plotësisht, duke bërë 15 goditje. Prej tyre dhjetë shkuan në kornizë të portës, por asnjëra nuk përfundoi në rrjetë.
Befasisht apo jo, Argjentina nuk e ka bërë asnjë goditje gjatë 90 minutave.
Në vazhdime, Argjentina do të jetë me një lojtar më pak në fushë.
Enzo Fernandez u përjashtua fare në fund. E mori kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të rrezikshme.
Vazhdon dominimi i Spanjës
Spanja po e vazhdon dominimin e plotë në finalen ndaj Argjetinës.
Tashmë ka kaluar minuta e 80-të, ndërsa rezultati mbetet 0:0.
Spanjollët kanë krijuar plot 11 raste, prej tyre tetë ishin goditje që shkuan në kornizë të portës. Por gola nuk ka ende.
Argjentina mbetet pa asnjë rast të krijuar.
Sa zgjati pushimi mes pjesëlojëve
Spektakli mes dy pjesëve në finale, megjithatë zgjati më shumë se që kishte thënë FIFA.
Pushimi mes dy pjesëlojëve zgjati saktësisht 27 minuta, shkruan BBC.
Kanë performuar disa prej yjeve më të mëdha të botës.
Shakira madhështon finalen
Pas këngëtares ikonike Madonna dhe këngëtarit, Justin Biber, Shakira ka madhëstuar finalen e madhe të Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës.
Përkrah Madonnës ishin fenomeni Ronaldo dhe legjenda, Ronaldinho.
🚨dua lipa and callum turner spotted watching the world cup finals!!! THEY LOOK SO GOOD pic.twitter.com/aAqzGPwUo0
Ndërkohë, paraqitja e Shakirës, ngjalli entuziazëm te publiku. Shakira performoi këngën “Dai Dai”.
Pjesa e parë e finales Spanjë – Argjentinë përfundoi baras, 0:0.

Marca për fushën: E thatë, e ngadaltë, me topin që kërcen
Gazeta e madhe spanjolle “Marca” ka kritikuar fushën e stadiumit “MetLife” ku po zhvillohet finalja e Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës.
“Fusha e stadiumit “MetLife” nuk është e nivelit të ekipeve që po luajnë. E thatë, e ngadaltë, me topin që kërcen. Ujitja gjatë pushimit ishte praktikisht e padobishme. Në fakt, një anëtar i spanjollëve madje u përpoq ta drejtonte spërkatësin e ujit në anën e fushës”, shkruan “Marca”.
Përfundon pjesa e parë, dominim pa gola i Spanjës
Ka përfunduar pjesa e parë e finales mes Spanjës dhe Argjentinës.
Spanjollët kanë dominuar plotësisht, por rezultati mbetet 0:0.
Spanja i kishte tri goditje gjithsej, dy prej të cilave shkuan në kornizë të portës. Argjentinasit nuk e kishin asnjë goditje.
20 minuta lojë, Spanja dominon në fushë
Kanë kaluar 20 minuta lojë në finalen e Botërorit, Spanjë – Argjentinë.
Rezultati mbetet 0:0.
Topin në këmbë e kishin kryesisht lojtarët e Spanjës, ndërsa Lamine Yamal kishte rast të mirë në minutën e pestë. Argjentina është në pritje të rastit të parë.
Lojtarët dalin në fushë, Messi e Rodri përqafohen në tunel
Lojtarët Spanjës dhe Argjentinës kanë dalë në fushë për ndeshjen finale të Kupës së Botës.
Pak para se të dalin në fushë, dy kapitenët, ai i Argjentinës Lionel Messi dhe i Spanjës, Rodri, janë parë duke u përqafuar në tunel.
Trumpi mbërrin në stadium
Presidenti i Shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbërriti në stadiumin “MetLife” ku do të zhvillohet finalja ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës.
Ai nuk ka dashur të parashikoj fituesin. Por ka vlerësuar lart Lionel Messin.
“Presidenti i Argjentinës është një mik i mirë i imi, ai ka bërë një punë të shkëlqyer. Por ajo që mund të them është se është e vështirë të vësh bast kundër Lionel Messit”, tha Trump për “Fox Sports” para ndeshjes finale.
“Nuk do të zgjedh favoritë. Theshjt e di që num do të veja bast kundër Messit. Ai është i shkëlqyer”, shtoi presidenti Trump.
توقعك للنهائي❓
دونالد ترامب: "من الصعب جدًا المراهنة ضد ميسي، لقد شاهدت تلك التمريرة… أو ربما يمكن تسميتها تمريرة حاسمة. كانت مثالية تمامًا.
وبالطبع، يحتاج زميله أيضًا إلى موهبة كبيرة ليحول الكرة برأسه بهذه السرعة، لكن التمريرة نفسها كانت مثالية.
لو كانت هناك منطقة مثالية… pic.twitter.com/GtoMpWAiAE
A do të dalin të suksesshme tri zëvendësimet e Scalonit?
Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka bërë tri zëvendësime në skuadrën që e mposhti 2:1 Anglinë në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Gonzalo Montiel, Rodrigo De Paul dhe Nico Gonzalez janë titullarë në vend të Nahuel Molinas, Leandro Paredesit dhe Giuliano Simeones.
Lionel Messi është i pazëvendësueshëm në sulm me Julian Alvarezin.
Nis ceremonia mbyllëse e Botërorit
Ka nisur ceremonia mbyllëse e Kupës së Botës 2026.
Të parët që kanë performuar janë ylli i mediave sociale “iShowSpeed” dhe Post Malone.
Është fillimi i asaj që do t’i ngjajë si një lloj koncerti në finalen e Kupës së Botës.
Para se të niste performanca, lojtarët e Argjentinës dhe Spanjës janë paraqitur në fushë, të cilët u pritën me duartrokitje të shikuesve që tashmë ndodhen në stadiumin “MetLife”.
Ndeshja ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës zhvillohet sonte nga ora 21:00.
Ku është shqiptari i vetëm që e ka fituar Botërorin?
Sonte e gjithë bota do t’i kthejë sytë kah New Jersey, ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës 2026 ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës.
12 vjet më parë bota shikoi festën e madhe të Gjermanisë, në Botërorin që u zhvillua në Brazil.
Gjermania e kishte fituar Kupën e Botës në vitin 2014 pas fitores 1:0 ndaj Argjentinës në finale.
Pjesë e suksesit të Gjermanisë ishte edhe një shqiptar. Ai kishte dhënë kontribut në kampanjën e Gjermanisë që kishte përfunduar me titull të botës.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Shkodran Mustafi.
Mustafi është futbollisti i vetëm shqiptar me titull të botës.
Mustafi i dha fund karrierës në vitin 2024, ndërsa i ka luajtur 20 ndeshje për Gjermaninë. Ka realizuar dy gola.
Ai vazhdon të jap kontribut për Gjermaninë. Tani si ndihmëstrajner në përfaqësuesen U21.
Mustafi me Gjermaninë U21 janë në prag të kualifikimit në Evropianin që do të mbahet vitin e ardhshëm në Shqipëri dhe Serbi.
Në nivel klubesh, ish-mbrojtësi luajti për Arsenalin, ku i shënoi nëntë gola në 135 paraqitje. Karrierë ka bërë edhe te të rinjtë e Hamburgut, ndërsa kohë kaloi edhe Sampdoria, Evertoni, Valencia, Schalke e Levante.
Levante ishte klubi i tij i fundit para se të pensionohej.
Yamal e Cubarsi regjistrojnë rekord të moshës
Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi janë titullarë në finale të Kupës së Botës dhe të dy do të regjistrojnë rekord sa i përket moshës.
Yamali do të jetë futbollisti i tretë dhe Cubarsi i katërti më i ri që luajnë në finale të një Botërori.
Pele e kryeson listën me 17 vjet e 249 ditë, në vitin 1958.
Me 18 vjet e 201 ditë, Giuseppe Bergomi luajti në finale të Botërorit 1982. Yamal i ka 19 vjet e 6 ditë, ndërsa Cubarsi i ka 19 vjet e 178 ditë.
Kylian Mbappe në vitin 2018 luajti në finale të Botërorit me 19 vjet e 207 ditë.
Kaos para stadiumit “MetLife”
Kur kanë mbetur pak deri në nisje të finales së Kupës së Botës ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës, është parë kaos pranë stadiumit “MetLife” ku do të zhvillohet ndeshja.
Tifozët tashmë kanë filluar të hyjnë në stadium. Dhe për të shkuar gjithçka mirë, kontrollet për hyrje në stadium kanë qenë shumë strikte.
Nuk është lejuar asnjë mjet i metaltë apo ndonjë objekt tjetër në xhepat e tifozëve.
Nueva York/Nueva Jersey es la peor organización que me ha tocado presenciar en la Copa del Mundo de 2026.
Completamente rebasados y no hay una sola persona, ni del Mundial, ni de seguridad. Ya la gente hace lo que quiere.
Lo sorpresivo es que nadie se ha agarrado a trancazos… pic.twitter.com/TFKiOKdeGk
Pse finalja e Botërorit është historike?
Për herë të parë në finalen e Kupës së Botës do të paraqiten dy përfaqësueset më të mira në renditjen e FIFA-s.
Argjentina hyri në kampionat si e para në listë, dhe vazhdon të jetë lidere. E dyta hyri edhe Spanja dhe është në atë pozitë aktualisht.
Kjo do të jetë po ashtu hera e parë që në një finale të Kupës së Botës paraqitet kampionia në fuqi e Evropës dhe kampionia aktuale e Kupës së Botës dhe Kupës së Amerikës.
Çfarë kuptimi ka “Lamine Yamal”
19-vjeçari Lamine Yamal është ylli i Përfaqësueses së Spanjës. Por, pak e dinë historinë prekëse që fshihet prapa emrit të tij.
Mediumi rumun, Fanatik, ka shkruar për dy njerëzit sipas të cilëve i është vendosur emri superyllit spanjoll.
Yamali debutoi te Barcelona si 15-vjeçar në vitin 2023, ndërsa shkroi historinë duke e fituar Kampionatin Evropian një vit më pas me Spanjën.
Yamali u lind më 13 korrik të vitit 2007. Babai Mounir Nasraoui është nga Maroku, ndërsa nëna, Sheila Ebana, është nga Guinea Ekuatoriale.
“Lamine” dhe “Yamal” janë dy emra arab të zgjedhur nga prindërit e tij, në shenjë falënderimi ndaj dy njerëzve që e kanë ndihmuar këtë familje gjatë një periudhe të vështirë para lindjes së superyllit.
Mouniri dhe Sheila kanë pasur vështirësi të mëdha financiare në atë kohë.
Ata rrezikonin që të mbeteshin pa shtëpi, por Lamine dhe Yamal nuk u kishin kërkuar para për të qëndruar në një banesë të tyre.
Lamine e ka kuptimin “i sinqertë” dhe “i besueshëm”, ndërsa Yamal mund të përkthehet si diçka “e bukur” apo “fat”.
Nëse shikohet karriera e tij, është kombinim i përkryer.
Kush është lojtari me më së shumti Kupa Bote të fituara?
Brazili e ka fituar pesë herë Kupën e Botës në futboll, në vitet 1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002.
Brazili dominon edhe renditjen e lojtarëve që kanë fituar më së shumti Kupa të Botës.
Në krye të renditjes është Pele, i vetmi lojtar që ka fituar tri Kupa Bote.
Braziliani ikonik ishte kampion i Botës në vitet 1958, 1962 dhe 1970, një rekord që ende asnjë lojtar nuk ka arritur ta barazojë.

Argjentina sulmon Spanjën me Messin
Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni, e ka publikuar formacionin për ndeshjen finale kundër Spanjës.
Në krye të sulmit të Argjentinës do të jetë kapiteni Lionel Messi, ndërsa përkrah tij do të paraqitet Julian Alvarez.
Në formacionin bazë është kthyer edhe Rodrigo De Paul.Ndeshja finale zhvillohet sonte nga ora 21:00.
Formacioni i Argjentinës: Martinez; Montiel, Romero, Lisandro, Tagliafico; De Paul, Enzo Fernandez, Mac Allister, Nico González; Messi, Alvarez.

Spanja publikon formacionin zyrtar
Përfaqësuesja e Spanjës ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen finale të Botërorit ndaj Francës.
Finalja luhet sonte nga ora 21:00.
Në portë është Unai Simon. Mbrojtja përbëhet me Porron, Cubarsin, Laporten dhe Cucurellan.
Në mesfushë janë Rodri, Ruiz dhe Olmo. Sulmit i prijnë Lamine Yamal, Alex Baena dhe Oyarzabal.

Çfarë ka thënë Yamal në mesazhin e tij pak para finales?
Ylli i Spanjës, Lamine Yamal, ka publikuar një mesazh para finales së Kupës së Botës kundër Argjentinës.
Ai në Instagram ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “për ju dhe për rrugët”.
Superylli 19-vjeçar i Barcelonës publikoi mesazh emocional, ashtu siç bëri edhe superylli i Argjentinës, Lionel Messi.
Edhe mesazhi i Messit ishte emocional.
Finalja e Kupës së Botës ndërmjet Argjentinës dhe Spanjës luhet sonte nga ora 21:00.
Mbappe thotë se Messi do t’i shënojë gol Spanjës
Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, ka thënë se Lionel Messi, do t’i shënojë gol Spanjës në finale.
“Messi do ë shënojë gol. Ai shënon gjithmonë”, deklaroi sulmues francez.
Mbappe i shënoi dy gola për Francën në ndeshjen për vend të tretë ndaj Anglisë. Mbappe tani është golashënuesi më i mirë i këtij Botërori dhe po ashtu golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Botëror.
Në këtë Botëror, ylli francez i ka dhjetë gola, dy më shumë se argjentinasi Lionel Messi.
Në përgjithësi, Mbappe i ka 22 gola në Kampionate, që është rekord. Këta 22 gola i ka shënuar në 22 paraqitje. I dyti është Messi me 21 gola në 33 ndeshje në Kampionate Botërore.
“Do të preferoja të mos isha golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe thjesht të luaja në finale”, tha ai.
Finalja luhet sonte nga ora 21:00 ndërmjet Argjentinës dhe Spanjës.
Përmbytje në New York, qindra tifozë rrezikojnë finalen
New Yorku është goditur rëndë nga përmbytjet në prag të finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës që nis në orën 21:00.
Qindra tifozë rrezikojnë që ta humbin finalen në stadiumin “MetLife”, që ka kapacitet prej 80 mijë ulëseve.
Rrugët në New York janë të mbushura me ujë për shkak të shiut shumë të madh që ka rënë.
Ka pasur raportime se qyteti mund të goditet edhe nga tornado.
Sa kushton unaza që do ta marrin fituesit e botërorit?
Për herë të parë në histori, fituesve të Kupës së Botës do t’u shpërndahen unaza të personalizuara.
FIFA do të prodhojë gjithsej 2026 unaza.
1996 unaza janë në shitje për tifozët dhe 30 unaza do t’u jepen lojtarëve dhe stafit të ekipit kampion.
Çmimi i një unaze për publikun pritet të jetë rreth 112 mijë funte.
Unazat do të jenë të personalizuara sipas ekipit fitues, me dizajn që përfshin trofeun e Kupës së Botës dhe elemente të veçanta të kampionit.
Lopez dhe Morata udhëtojnë për në New Jersey
Mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez dhe sulmuesi i Comos, Alvaro Morata kanë udhëtuar drejt New Jerseyt për të mbështetur Spanjën në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës.
Kështu ka raportuar “MundoDeportivo”.
Morata nuk pranoi ftesë nga selektori Luis de la Fuente për Botëror.
Ndërsa Lopez mungoi për shkak të një lëndimi që e pësoi me Barçën në xhiron e parafundit të kampionatit.
Federata Spanjolle e Futbollit i ftoi edhe disa anëtarë të ekipit legjendar që fitoi Kupën e Botës në vitin 2010.
Midis të ftuarve që do të jenë në tribuna janë edhe Alex Remiro, Aleix Garcia, Daniel Vivian, Pablo Fornals e Pablo Barrios.
Finalja e Botërorit ndërmjet Spanjës dhe Argjentinës luhet sonte nga ora 21:00.
Mascherano: Messi nuk krahasohet me askënd
Javier Mascherano e vlerëson Lionel Messin si futbollist të jashtëzakonshëm, duke theksuar se ai nuk mund të krahasohet me askënd.
Sipas Mascheranos, Messi ka talent dhe stil loje që e dallojnë nga të gjithë futbollistët e tjerë.
42-vjeçari tha se në të ardhmen do të jetë shumë e vështirë të gjendet një lojtar me cilësi të ngjashme. Madje ai beson se është pothuajse e pamundur të përsëritet ajo që ka arritur Messi në futboll.
“Messi është lojtar i jashtëzakonshëm. Ai nuk mund të krahasohet me askënd,
sepse është krejtësisht ndryshe. Mendoj se në të ardhmen do të jetë shumë e vështirë të gjendet një lojtar si ai. Madje, mendoj se është e pamundur”, ka thënë ish-reprezentuesi i Argjentinës.
Messi dhe Mascherano kanë luajtur për kohë të gjatë së bashku te skuadra e Barcelonës.
Më pas Messi e kishte trajner Mascheranon tek Inter Miami.
Messi me mesazh emocionues para finales
Ylli i Argjentinës, Lionel Messi, u ka dërguar mesazh prekës shokëve të ekipt dhe gjithë stafit para finales të Kupës së Botës.
39-vjeçari e ka udhëhequr Argjentinën drejt një tjetër finaleje të Botërorit, duke shënuar tetë gola dhe duke katër asistime. Argjentina synon të mbrojë titullin që e fitoi në Katar katër vjet më parë.
“Gjëja më e bukur e të gjithë këtyre vjetëve nuk kanë qenë kurrë vetëm titujt, por e gjithë rruga”, shkroi Messi në “Instagram”.
“Faleminderit secilit prej shokëve të mi të ekipit, stafit teknik dhe të gjithë njerëzve që punojnë çdo ditë për ta mbajtur këtë ekip si një familje. Çfarëdo që të ndodhë, ky grup ka shkruar tashmë një histori që nuk do ta harrojmë kurrë dhe që askush nuk mund ta fshijë”.
Finalja e Argjentinës me Spanjën luhet sonte nga ora 21:00.
Historia tregon se finalja do të ofrojë shumë gola
Priten gola në finalen mes Spanjës e Argjentinës. Të paktën historia e thotë këtë.
Në 22 finalet e mëparshme të Botërorit, skuadra fituese ka shënuar mesatarisht 2,6 gola në ndeshjen vendimtare. Skuadra humbëse ka shënuar mesatarisht 1,1 golë për ndeshje finale.
Dy finalet e kaluara ishin shumë sulmuese dhe ofruan plot 12 gola.
Franca fitoi ndaj Kroacisë 4:2 në vitin 2018, kurse Argjentina dhe Franca barazuan 3:3 në vitin 2022. Me penallti triumfoi Argjentina.
Skuadrat që i kanë shënuar të paktën dy gola e kanë fituar titullin e botës plot 17 herë. Por ishin edhe tetë ndeshje finale në të cilat njëra përfaqësuese i shënoi të paktën dy gola dhe nuk festoi në fund.
Ishin edhe tri fitore 1:0, së fundi në vitin 2014. Ishte edhe një barazim pa gola, Brazili me Italinë në vitin 1994. Brazili më pas fitoi me penallti.
Fotografia e veçantë e Alvarezit me Messin
14 vjet më parë, Julian Alvarez e kishte pyetur Lionel Messin për një fotografi të përbashkët.
Alvarezi ishte ende fëmijë me shumë ëndrra për futbollin.
Sonte kjo dyshe do ta udhëheqë Argjentinën në finale të Kupës së Botës.
Messi 39-vjeçar, ka shkëlqyer gjatë gjithë Botërorit.
Ndërkohë Alvarezi 26-vjeçar ka ngritur formën gjatë fazës nokaut. Dhe pritet të jetë shumë i rëndësishëm në finale.

Mbappe golashënuesi më i mirë, si do të ndikojë kjo te Messi?
Kylian Mbappe i shënoi dy gola për Francën në ndeshjen për vend të tretë ndaj Anglisë. Anglezët fituan 6:4, por Mbappe tani është golashënuesi më i mirë i këtij Botërori dhe po ashtu golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Botëror.
Në këtë Botëror, ylli francez i ka dhjetë gola, dy më shumë se argjentinasi Lionel Messi.
Në përgjithësi, Mbappe i ka 22 gola në Kampionate, që është rekord. Këta 22 gola i ka shënuar në 22 paraqitje. I dyti është Messi me 21 gola në 33 ndeshje në Kampionate Botërore.
Miroslav Klose, që me 16 gola mbante rekordin para se të fillonte ky Botëror, tani është i treti.
Performanca e Mbappes mund të ketë ndikim në paraqitjen e Messit. Finalja ndaj Spanjës, që luhet sonte nga ora 21:00, pritet të jetë ndeshja e fundit e 39-vjeçarit në Kampionate Botërore.
Finalja e Messit, Yamalit dhe dy super-përfaqësueseve
Në prag të finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës që luhet të dielën nga ora 21:00 në “New Jersey Stadium”, pati frymë respekti dhe admirimi të ndërsjellë nga figurat kryesore të Spanjës dhe Argjentinës.
Spanja e Argjentina kanë bërë edhe përgatitjet e fundit para finales së madhe, dhe për trofeun më të çmuar në futboll kanë folur të shtunën në konferencën për shtyp në Manhattan.
Kapiteni i Spanjës, Rodri, e ka përgëzuar si Lionel Messin dhe përfaqësuesen e Argjentinës si “rivalen më të fortë” për finale të Kupës së Botës. Portieri i Argjentinës, Emiliano “Dibu” Martinez, u kundërpërgjigj me përgjigje për Spanjën si “ekip I madh”.
Të dy përzgjedhësit e shohin njëri-tjetrin si përballje të denjë për titullin e Kupës së Botës.
“Me të vërtetë shoh dy përfaqësuese me sjellje të përafërta dhe talent për futboll”, ka theksuar përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente.
Lionel Scaloni i Argjentinës theksoi se “si mundet që Spanja të mos na shqetësojë, pasi është përfaqësuese e madhe”.
Në fakt, të dyja përfaqësueset hyjnë në finale me CV të pasur. Argjentina synon trofeun e katërt madhor të njëpasnjëshëm, pas triumfit në dy Kupa të Amerikës. Triumfoi edhe në Botërorin e kaluar, ndërsa tani e synon trofeun e dytë rresht të ngjarjes globale. Spanja, ndërkohë, është pa humbje në 37 ndeshje rresht dhe ka fituar edicionin 2022/23 të Ligës së Kombeve, dhe Kampionatin Evropian 2024.
Kjo dyshe ishte dashur të luante edhe në “La Finalissima”, ku luajnë fituesi në fuqi i Kupës së Amerikës me fituesin e Evropianit. Ndeshja ishte paraparë të luhej në muajin mars në Katar, por për shkak të luftës në Iran, nuk u zhvillua. Të dyja e shtruan rrugën për ta fituar trofeun me rëndësinë më të madhe.
Spanja dhe Argjentina i dinë yjet respektive, Messi dhe Lamine Yamal.
“E konsideroj atë lojtarin më të mirë të të gjitha kohëve, lojtarin që e udhëhoqi shtetin e tij në triumfin e Botërorit në Katar dhe tani është në një tjetër finale. Megjithatë, besoj se Argjentina është më shumë sesa Messi. Mendoj se Spanja dhe Argjentina e luajnë futbollin më të mirë ekipor”, deklaroi Rodri.
Për aftësitë e Messit ka folur edhe përzgjedhësi De la Fuente. Ai ka kujtuar një ngjarje të shumë kohe më parë.
“Isha në Akademinë e Sevillas dhe luanim ndeshje të Kupës së Mbretit dhe shkuan më Barcelonë. Njerëzit më tregonin gjëra të mira për një fëmijë me emrin Messi. Një lojtar ishte afër tij dhe rezultati ishte 0:0 pas 70 minutash. Kur lojtari mori karton e zëvendësuam. Për 15 minuta, Messi shënoi katër gola. Tani nuk do ta ruajmë ashtu por do të jemi shumë të vëmendshëm, njësoj si ndaj lojtarëve tjerë, njësoj siç ata duhet të jenë për lojtarët tanë”, deklaroi De la Fuente.
Messi foli për Yamalin dhe e vlerësoi atë prej lojtarëve më të talentuar.
“Lamine ka lënë gjurmë dhe e ka gjithë karrierën para. E ka mundësinë të arrijë diçka historike, por do të mundohemi që ai të mos e arrijë kësaj here”, deklaroi Messi. Yamali e ka vetëm një gol në këtë turne, ndërsa është përgëzuar për talentin edhe nga Emiliano Martinez, portieri i Argjentinës. Ai shtoi se edhe Argjentina ka armë shumë të forta, njësoj siç u shpreh edhe përzgjedhësi Scaloni.
“Nuk shoh dobësi te Spanja. Por pavarësisht se është finale, është tjetër ndeshje futbolli dhe ne duhet të provojmë dhe të fitojmë”, tha Scaloni.
Argjentina synon të bëjë histori duke e përsëritur suksesin e Kupës së Botës dy herë rresht. Kampion bote dy herë rresht nuk është bërë askush prej Brazilit në vitin 1962. Spanja e kërkon titullin e dytë të botës. Të parin e fitoi në vitin 2010.